Punonjës të kujdesit për fëmijë, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara

Kamarieri shërben ushqim dhe pije në tavolina e në vende të tjera ngrënie, në bare, restorante, në institucione si dhe në bordet e anijeve apo në trena pasagjerësh. Ai pret dhe shoqëron klientin duke ndihmuar sistemimin e tij në tavolinë, merr porositë nga klienti dhe ja jep këtë porosi personelit të kuzhinës apo të barit, me faturat përkatëse. Kamarieri pastron dhe rregullon tavolinën duke e lënë atë në gjendje të gatshme, si dhe kontrollon faturat e pagesave të bëra duke i dorëzuar ato në arkën përkatëse. Ai mund të punësohet në bare, restorante, në institucione, në bordet e anijeve në kompani shërbimesh të këtyre artikujve apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Veshin uniformën dhe parapërgatiten për punë
  • Parapërgatitin tavolinat duke shtruar mbulesat, set pjatash, lugësh, pirunësh, thikash dhe elemente të tjerë zbukurues
  • Komunikojnë me kuzhinën dhe barin për produktet që do të shërbehen
  • Presin, përshëndesin dhe i urojnë mirëseardhjen klientit
  • Shoqërojnë klientin duke ndihmuar sistemimin e tij në tavolinë
  • Prezantojnë, paraqesin menytë e ushqimeve dhe pijeve
  • Këshillojnë klientin në zgjedhjen e ushqimit dhe pijeve
loading...
Loading...