Pagesa e Papunësisë

This page was last updated on: 2025-02-15

Pagesa e Papunësisë

Pagesa e papunësisë përfitohet nga punëmarrësit e siguruar me të pakten një vit kontribute të paguara të cilët nuk janë duke përfituar ndonjë pagesë tjetër (përveç paaftësisë së pjesshme), që janë të rregjistruar në zyrën e punës, dhe janë të gatshëm të marrin pjesë në trajnime.

Personat që: a) pushojnë së qeni punëdhënës ose vetëpunës, b) largohen vullnetarisht nga puna, ose c) kualifikohen për përfitimet e pleqërisë, të paaftësisë së plotë, familjare, ose të paaftësisë së përkohshme, nuk kanë të drejtë për përfitimet e papunësisë. Përfitimet e papunësisë paguhen në varësi të kohëzgjatjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore: a) 3 muaj për të paktën 1 vit kontributesh, b) 6 muaj për të paktën 3 vjet kontributesh, c) 9 muaj për të paktën 5 vjet kontributesh, d) 12 muaj për më shumë se 10 vjet kontributesh.

Pagesa e papunësisë është një vlerë bazë që paguhet deri në 12 muaj ose për një total prej 365 ditësh kalendarike nëse punëmarrësi i siguruar ka periudha të përkohshme punësimi. Pagesa e papunësisë duhet të mbulojë minimumin e standartit të jetesës sipas ligjit.

Pagesat suplementare të përfshira në pagesën e papunësisë janë 5% të pagesës së papunësisë, deri në 30% paguhet për çdo fëmijë në varësi nën moshën 10 vjeç. Suplementi reduktohet me 50% nëse njëri prind është i punësuar apo merr pension. Përfitimet përshtaten çdo vit.

Burimi: Paragrafi 53-55 i ligjit nr. 7703/1993 "Për sigurimet shoqërore"

loading...
Loading...