Shëndeti dhe Siguria

This page was last updated on: 2023-11-25

Detyrimi i Kujdesit në Punë

Punëdhënësi ka detyrimin të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit fizik dhe mendor të punëmarrësve gjatë kryerjes së aktivitetit në punë. Sipas Kodit të Punës, punëdhënësi duhet të informojë punëmarrësit mbi rreziqet që lidhen me punën dhe duhet t’i kualifikojë punëmarrësit për respektimin e kërkesave në fushën e shëndetit, sigurimit dhe higjienës. Punëdhënësi për të parandaluar aksidentet dhe sëmundjet profesionale duhet të përcaktojë qartë rregullat e sigurimit teknik.

Punëdhënësi detyrohet të kujdeset për higjienën e vendeve të punës. Punëdhënësi pasi konsultohet me punëmarrësit, duhet të marrë masat e nevojshme mbrojtëse kundër rreziqeve të veçanta që paraqesin substancat dhe agjentët helmues, makinat, transporti i peshave të rënda, ndotja e ajrit, zhurmat dhe dridhjet.

Kur natyra e punës paraqet rreziqe të veçanta për jetën dhe shëndetin e punëmarrësve, punëdhënësi organizon, me shpenzimet e tij, në mënyrë periodike, si dhe sipas këshillimit të mjekut të ndërmarrjes, vizita mjekësore profesionale dhe ekzaminime mjekësore shtesë të punëmarrësit, para marrjes në punë dhe gjatë marrëdhënies së punës. Sipas Kodit të Punës, punëdhënësi duhet të sigurojë kushte pune të shëndetshme dhe të sigurta, si ambjente pune të përshtatshme, qëndrueshmëri dhe siguri të makinerive të punës, riparime periodike, mbrojtjen e mjedisit të punës nga ndotja e ajrit, nivele të pranueshme zhurmash dhe dridhjesh, mirëmbajtje të makinervie, dhe të marrë masa parandaluese për parandalimin e zjarreve dhe shpërthimeve.

Punëmarrësi për kryerjen e punës duhet të përdorë sipas rregullave të caktuara mjetet e punës, aparaturat, mjetet e punëdhënësit dhe pajisjet e vëna në dispozicion të tij.

Punëdhënësi, për sigurimin e mbrojtjes së punëmarrësve në të gjitha aspektet, që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë merr masat e nevojshme nëpërmjet për parandalimin e rreziqeve duke i dhënë informacion dhe siguruar të gjitha mjetet e nevojshme në vëndin e punës. 

Punëdhënësit janë të detyruar të ndjekin rregulla të përgjithshme të parandalimit të rrezikut duke mbajtur parasysh natyren e veprimtarisë së ndërmarrjes/institucionit; vlerësimin e rrezikshmërisë ndaj sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve. Është e parashikuar që punëdhënësi të zhvillojnë këshillime me punëmarrësit dhe me përfaqësuesit e tyre, me objekt planifikimin e futjen e teknologjive të reja, duke vënë në dukje pasojat e tyre për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve, pasoja të cilat lidhen me përzgjedhjen e pajisjeve, rregullimin e kushteve të punës dhe ndikimin e kushteve të mjedisit, të marrin masat e duhura, me qëllim që vetëm punëmarrësit, të cilët kanë marrë udhëzime të përshtatshme, të futen në zonat me rrezik të madh dhe specifik.

Duke parë situatën e COVID, qeveria shqiptare vuri masa sigurie dhe mbrojtjeje të shëndetit nëpër vende pune. Masat ndahen në tre kategori, varur nga numri i punonjësve, pra, Protokolli Jeshil (0 – 25 punonjës), Protokolli i Verdhë (26 – 50) dhe Protokolli i Kuq (mbi 51 punonjës). Është në përgjegjësinë e punëdhënësit të sigurojë sapun duarsh, dezinfektues duarsh, maskë dhe doreza. Punëdhënësi duhet të sigurojë dezinfektim të të gjithë vendit të punës, ajrim dhe të mbajë distancim social mes punonjësve. Punëdhënësi mund të lejojë gjithashtu punën nga shtëpia dhe orar të modifikueshëm pune.

Burimi: §24, 39-75 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015; §6 i Ligjit Nr. 10237/2010 për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë

Mbrojtja Falas

Kur masat e mbrojtjes kolektive janë të pamjaftueshme për të mbrojtur punëmarrësit, punëdhënësi duhet të vërë në dispozicion të punëmarrësve, pa pagesë nga ana e tyre, pajisje individuale mbrojtëse për mbrojtjen nga rreziqet në punë. Pajisjet duhet të provohen dhe të pastrohen para se t’i jepen punëmarrësit. Ato duhet të jenë në gjendje të mirë të përdorshme në çdo kohë dhe të vendosura në vende të mbrojtura nga pluhuri dhe ndotësit e tjerë.

Në rastet kur masat e përgjithshme të mbrojtjes janë të pamjaftueshme për të siguruar mbrojtjen e punëmarrësit, punëdhënësi është i detyruar me ligj t’i sigurojë me shpenzimet e tij punëmarrësit pajisje mbrojtëse individuale për të mbrojtur veten kundrejt rreziqeve të veprimtarisë në punë.

Masat që marrin punëdhënësit për sigurinë, higjienën dhe shëndetin në punë nuk kanë efekt financiar për punëmarrësit. Punëdhënësi vendos pajisje të nevojshme në dispozicion të punëmarrësve përgjegjës për ndihmën e shpejtë, shpëtimin dhe evakuimin në rast zjarri. Pajisje duhet të jenë të testuara dhe pastruara para se t’i jepen punëmarrësit.

Burimi: §68 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015; §6 i Ligjit Nr. 10237/2010 për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë

Trajnimi

Sipas Kodit të Punës, punëdhënësi duhet të informojë punëmarrësit mbi rreziqet që lidhen me punën dhe duhet t’i kualifikojë punëmarrësit për respektimin e kërkesave në fushën e shëndetit, sigurimit dhe higjienës. Kualifikimi dhe informimi i parashikuar në paragrafin e mësipërm bëhen gjatë marrjes në punë dhe përsëriten sipas nevojës, veçanërisht në rast të ndryshimit të kushteve të punës.

Punëdhënësi duhet të sigurohet që punëmarrëst të marrin trajnimin e duhur në rastet e prezantimit të teknologjive apo paisjeve të reja të punës; në rastet e ndryshimit të proçedurave të punës në masën që mund të ndikojnë shëndetin dhe sigurinë në punë. Në rastet e transferimit apo ndryshimit të punës, trajnimi mbi sigurinë dhë shëndetin në punë duhet të përshtatet me kushtet e reja specifike të punës dhe zhvillohet sipas rreziqeve të reja.

Burimi: §11, 13, 19, and 43 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015

Sistemi i Inspektimit të Punës

Inspektorati Shtetëror i Punës (ISP) i themeluar me propozim të Ministrisë së Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MePSShB) është përgjegjës për inspektimin e punës. Inspektorët e punës sigurojnë përputhje me kërkesat ligjore në fushen e legjislacionit të punës dhe të shërbimeve shoqërore.

ISP mban përgjegjësi për garantimin e respektimit të kërkesave ligjore dhe të marrëveshjeve kolektive lidhur me kushtet e punës si: orari i punës, pagat, siguria, kushtet higjenike dhe mirëqënia, punësimi i fëmijëve, punësimi i emigrantëve dhe punëmarrësit vulnerabël. Gjithashtu, ISP është i autorizuar të kontrollojë derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe të lëshojë leje pune për personat nga 14 – 16 vjeç. Insperktorët e punës munden, në raste të veçanta, të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë marrëdhëniet e punës, duke mbyllur kontrata individuale pune dhe duke përshtatur kërkesat e kontratës në kontrata individuale pune. ISP gjithashtu jep gjithashtu leje për fillim e aktivitetit ekonomik, që nënkupton një verifikim dhe vlerësim fillestar të planeve për ndërtesat, përfshirë pajisjet, mjetet dhe vendet e punës.

Detyra kryesore e Drejtorisë së e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë është monitorimi dhe zbatimi i legjislacionit të punës në fushën e e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe sëmundjveve profesionale.

Punëdhënësi duhet të mbajë gjithmonë në ndërmarrje dhe t’i paraqesë inspektorit të punës dokumente përrkatëse si për shembull një kopje të deklaratave të aksidenteve në punë, që kanë ndodhur të paktën që prej tre vjetësh; dokumentin e vlerësimit të riskut për çdo vend pune, të shoqëruar me masat parandaluese, dhe listën e lëndëve të rrezikshme që përdoren në ndërmarrjen e tij.

Inspektimet bëhen të pakten nga dy persona, një inspektor dhe një kontrollor, ose nga dy inspektorë. Shumica e vizitave janë të planifikuara dhe programuara.

Burimi: Ligji Nr. 9634/2006 për Inspektimin e Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës

loading...
Loading...