Leja e Bashkëshortit
Në rast lindjeje fëmije, bashkëshorti / bashkëjetuesi përfiton 03 ditë pushimi të paguar
Burimi: §96(3) i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015
Leja Prindërore
Punëmarrësi, i cili ka më shumë se një vit pune të pandërprerë tek i njëjti punëdhënës, ka të drejtë për një leje të papagueshme, jo më pak se 4 muaj, derisa fëmija që ka në ngarkim të arrijë moshën 6 vjeç. E drejta për të kërkuar lejen prindërore është individuale për secilin prind dhe nuk është e transferueshme, me përjashtim të rasteve kur njëri prind vdes. Leja mund të jepet e ndarë, por jo më pak se një javë në vit. Kohëzgjatja përcaktohet me marrëveshje me shkrim midis punëdhënësit dhe punëmarrësit.
Në rastin e birësimit të fëmijës, leja prindërore jepet brenda 6 vjetëve, që nga dita e birësimit të fëmijës, por jo më vonë se kur fëmija mbush moshën 12 vjeç.
Punëmarrësi duhet të lajmërojë, me shkrim, punëdhënësin, të paktën dy javë përpara fillimit të lejes prindërore. Punëdhënësi ka të drejtë, pas konsultimit me punëmarrësin, të shtyjë datën e fillimit të lejes, deri në gjashtë muaj, për arsye të cilat kanë të bëjnë me nevojat operacionale të ndërmarrjes. Punëdhënësi njofton punëmarrësin, me shkrim, brenda dy javëve nga data e kërkesës, për arsyet e shtyrjes së lejes prindërore.
Përveç lejes prindërore, punonjësit mund të marrin deri në 12 ditë leje të paguar në vit për të kujdesur fëmijët e varur. Në rast sëmundjeje të fëmijëve nën moshën tre vjeç, punonjësi ka të drejtë për 15 ditë leje të paguar në vit nëse raporti mjekësor e konfirmon këtë sëmundje. Punonjësit gjithashtu mund të marrin deri në 30 ditë shtesë leje pa pagesë në vit për kujdesin e fëmijëve.
Burimi: §132 dhe 132/1 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 91/2024
Opsionet e Punës Fleksibël për Prindërit / Balancimi Punë-Jetë
Nëse gruaja vendos, me dëshirën e saj, të punojë pas periudhës 63 ditore të paslindjes, në marrëveshje me punëdhënësin, për ushqyerjen e fëmijës ka të drejtë që, deri sa fëmija të mbushë 1 vjeç, të zgjedhë:
- një pushim të paguar, prej 2 orësh, brenda kohëzgjatjes normale të punës; ose
- kohëzgjatje pune, të reduktuar me 2 orë, me pagë të njëjtë, sikur të kishte punuar për kohëzgjatjen normale ditore të punës.
Burimi: §105(3) i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015