Sigurimet Shoqërore

This page was last updated on: 2023-11-25

E Drejta e Pensionit

Ligji parashikon të drejtat e pensionit të pleqërisë në moshën 65 vjeç (për meshkujt) dhe 60 vjeç e katër muaj (për femrat) me të paktën 35 vite dhe tetë muaj kontribute. Mosha e pensionit reduktohet në 55 vite kur janë derdhur kontributet për të pakten 30 vite për nënat me gjashtë apo më shumë fëmijë më të vegjël se 8 vjeç.

Vlera e pensionit të pleqërisë (sigurimit shoqëror) është raporti i kontributeve të punëmarrësit të siguruar me numrin e kontributeve të nevojshme për një pension të plotë në vitin aktual (35 vite dhe tetë muaj në 2016) shumëzuar me vlerën e pensionit të pleqërisë, plus 1% të të ardhurave mesatare të mbuluara të punëmarrësit të siguruar që përdoren për të llogaritur kontributet për çdo vit të mbuluar.

Një person ka të drejtën e pensionit të pjesshëm në moshën 65 vjeç (për meshkujt) dhe 60 vjeç e katër muaj (për femrat) me të paktën 15 vite por më pak se 35 vite dhe dhe tetë muaj kontribute. Pensioni i pjesshëm është një përqindje e pensionit të plotë, në varësi të numrit të viteve të kontributeve të derdhura.

Pensionet e parakohëshme janë pensione të reduktuara, të pagueshmë deri në tre vite para moshës normale të daljes në pension me të pakten 35 vite dhe tetë muaj kontribute. Në rastin e pensioneve të parakohëshme, pensioni i plotë reduktohet me 0.6% për çdo muaj të marrë para moshës normale të pensionit.

Pensioni mund të shtyhet. Pëson një rritje prej 0.5% për çdo muaj të shtyrë pas moshës normale të pensionit.

Pensionet shoqërore të pleqërisë (asistenca sociale) i jepet në moshen 70 vjeçare atij personi që ka qënë resident në Shqipëri për të pakten pesë vite, që nuk plotëson kushtet për asnjë pension nga sigurimet shoqërore, dhe që ka të ardhura më të ulëta se sa vlera e pensionit të pleqërisë.

Burimi: Paragrafi 31-33 i ligjit nr. 7703/1993 "Për sigurimet shoqërore"

Pensioni Familjar dhe për Jetimët

Pensioni familjar (sigurimi shoqëror) merret kur punëmarrësi i ndierë ka gëzuar ose do të gëzonte të drejtën e pensionit të pleqërisë apo të invaliditetit. Familjarët që kanë të drejtën e këtij pensioni janë të vejat/vejët mbajtës të një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit/vdekurës, deri në moshën 8 vjeç; të vejat/vejët e paaftë për punë; të vejat/të vejët që kanë mbushur moshën 55/60 vjeç; jetimët që kanë qënë në ngarkim të personit që vdiq dhe është nën 18 vjeç (mosha kufi shtyhet deri në 25 vjeç nëse studion, dhe nuk ka kufi moshe nëse është i paaftë për punë që në lindje); prindërit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë, prindërit e prindërve, njerku e njerka, kur nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë, nëse provohet se ata jetonin në të njëjtën familje me atë që vdiq, jo më pak se një vit para momentit të vdekjes dhe kanë arritur moshën 65 vjeç, ose janë të paaftë për punë; nipërit e mbesat, kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe bënin pjesë në të njëjtën familje me të. Në këtë rast ata trajtohen si jetimë.

Personi i/e ve, merr 50% të pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i/e ndieri/a. I/e veja humbasin të drejtën për pension familjar kur martohen.

Jetimi merr pension familjar edhe nëqoftëse prindi që jeton është i punësuar, është ekonomikisht aktiv ose merr një pension si të drejtë të tij. Në këtë rast masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25% e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50% e tij.

Jetimi merr pension familjar edhe nëqoftëse prindi që jeton është i punësuar, është ekonomikisht aktiv ose merr një pension si të drejtë të tij. Në këtë rast masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25% e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50% e tij.

Pjestarët e tjerë marrin 25% të pensionit të pleqërisë apo invaliditetit që i takonte të ndjerit.

Të gjithë përfitimet pensioneve të pleqërisë nga ana e familjarëve duhet të jenë të tillë që shuma e pensionit të mos kalojë 100% të masës të pleqërisë apo invaliditetit që i takonte të ndjerit.

Burimi: Paragrafi 40-42 i ligjit nr. 7703/1993 "Për sigurimet shoqërore"

Pensioni i Invaliditetit

Pensioni i invaliditetit përfitohet për Invaliditet të plotë (duke përfshirë verbimin, gjymtime të forta e dëmtime fizike, apo paaftësinë për çdo veprimtari ekonomike) apo invaliditet të pjesshëm (kur personi i siguruar humbet aftësinë për punë në profesionin apo punën e tij të fundit, por mund të kryejë punë të tjera në kushte specifike) me një shumë jo më të vogël se 75% të diferencës në vite ndërmjet moshës së punëmarrësit të siguruar dhe moshës 20 vjeçare, duke përfshirë të pakten një vit në pesë vitet e fundit para se të fillonte invaliditeti.

Pensioni i invaliditetit përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social; shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributive; shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Shuma e përgjithshme e pensionit të plotë nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi.

Pensioni i reduktuar i invaliditetit paguhet kur personi i siguruar bëhet i paaftë për punë por nuk përmbush kushtet e përfitimit për pension të plotë invaliditeti të vlersuara nga Komisioni Mjeksor. Vetem një përqindje e pensionit të plotë të invaliditetit paguhet si pension i reduktuar invaliditeti zazuar në diferencën ndërmjet periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti.

Kur përfituesi i një pensioni invaliditeti bëhet fizikisht ose psikikisht i paaftë dhe ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme të një personi tjetër, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15% të bazës së vlerësuar neto.

Një person i siguruar i paaftë, që merr pension invaliditeti dhe që ka në ngarkim fëmijët deri në moshën 18 vjeç, ose kur këta studiojnë apo janë të paaftë për punë deri në moshën 25 vjeç, merr një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5% të pensionit bazë, por jo më shumë se 30%.

Personi që përfiton pension për invaliditet, kur plotëson moshën,  ka të drejtë të kërkojë pension pleqërie, nëse ky do të jetë më i favorshëm për të. Këto përfitime përshtaten çdo vit.

Pensioni i invaliditetit jepet për paaftësitë fizike, ndjesore, mendore apo psikologjike që në lindje apo si pasojë e një aksidenti apo sëmundjeje por nuk përmbush kushtet e kontributit për pensionin e invaliditetit të sigurimeve shoqërore.

Burimi: Paragrafi 35-37 i ligjit nr. 7703/1993 "Për sigurimet shoqërore"

loading...
Loading...