Siguria e Punësimit

This page was last updated on: 2023-11-25

Dokumentacioni i Shkruar për Punësimin

Kontrata e punës është një marrëveshje ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit, që rregullon marrëdhëniet e punës dhe përmban të drejtat dhe detyrimet e palëve. Në kontratën e punës punëmarrësi merr përsipër të ofrojë punën ose shërbimin e vet për një periudhë të caktuar ose të pacaktuar kohe, në kuadër të organizimit dhe të urdhrave të një personi tjetër, të quajtur punëdhënës, i cili merr përsipër të paguajë një shpërblim.

Kontrata e punës lidhet kur janë përmbushur kushtet e mësipërme.  Kontrata e punës duhet të përmbajë identitetin e palëve; vendin e punës; përshkrimin e përgjithshëm të punës; datën e fillimit të punës; kohëzgjatjen, kur palët lidhin kontratë me afat të caktuar; kohëzgjatjen e pushimeve të paguara; afatin e njoftimit për zgjidhjen e kontratës; elementet përbërëse të pagës dhe datën e dhënies së saj; kohën normale javore të punës; referenca në kontratën kolektive në fuqi; periudhën e provës; llojet dhe procedurat e masave disiplinore, nëse nuk ka kontratë kolektive.

Kontrata e punës lidhet në formë të shkruar dhe të pëmbajë elementët e detyrueshëm. Për raste të veçanta dhe të justifikueshme, nëse kontrata nuk është lidhur sipas pikave 1 dhe 3, të këtij neni, punëdhënësi është i detyruar ta lidhë atë brenda 7 ditëve nga dita e punësimit.

Kur marrëdhëniet midis dy palëve nuk janë qartësisht të përcaktuara, gjykata kompetente ose Agjencia e Punësimit të Përkohshëm, me kërkesë të palëve, duhet të përcaktojë natyrën e vërtetë të marrëdhënieve mes tyre, bazuar në dispozitat e këtij Kodi, si dhe fakteve që lidhen me aftësinë në punë dhe shpërblimin e punëmarrësit.

Kur punëmarrësit i kërkohet të punojë jashtë Republikës së Shqipërisë, për një periudhë më shumë se një muaj, punëdhënësi, pasi merr edhe pëlqimin e punëmarrësit, duhet t’i japë atij një dokument me shkrim, i cili duhet të përmbajë minimalisht informacionin e kërkuar në pikën 3, të këtij neni, si dhe informacionin plotësues, si më poshtë:

a) kohëzgjatjen e punësimit jashtë shtetit;

b) llojin e monedhës në të cilën do të paguhet;

c) nëse është e nevojshme, përfitimet në para ose në natyrë për punësimin jashtë shtetit;

ç) nëse është e nevojshme, kushtet që rregullojnë rikthimin e punëmarrësit.

Kontrata e punës quhet e lidhur kur punëmarrësi pranon kryerjen e një pune ose shërbimi, për një periudhë kohe të caktuar ose të pacaktuar, brenda kuadrit të organizimit dhe sipas urdhrave të punëdhënësit dhe që, në bazë të këtyre rrethanave, kryhet vetëm kundrejt pagesës. Në rast se punëdhënësi nuk përmbush këto kushte rrezikon të dënohet me gjobë deri në tridhjetëfitin e pagës minimale mujore.

Burimi: §12, 21 të Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015

Kontrata me Kohëzgjatje të Caktuar

Kontrata e punës mund të lidhet për një kohëzgjatje të caktuar. Lidhja e kontratës së punës për një periudhë të caktuar duhet të justifikohet me arsye objektive, që lidhen me natyrën e përkohshme të detyrës në të cilën punëmarrësi do të punësohet.

Kontrata me afat të caktuar përfundon në fund të kohës së parashikuar, pa zgjidhje paraprake. Kur, mbas përfundimit të afatit të caktuar, kontrata zgjatet në heshtje tej këtij afati, ajo konsiderohet si kontratë me afat të pacaktuar.

Kontratat me afat të caktuar janë të ndaluara për detyra me natyrë të përhershme megjithatë legjislacioni i punës nuk e ka të parashikuar qartë gjatësinë në terma kohe të një kontrate me afat të caktuar dhe përsëritjet e saj.

Burimi: §140, 149 të Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015

Koha e Provës

Në përputhje me Kodin e punës, kohëzgjatja e kohës së provës konsiderohet 3 muajt e parë të punës. Në raste të veçanta, palët mund të lidhinnjë kontratë për kryerjen e së njëjtës punë

Koha e provës mund të reduktohet ose hiqet me marrëveshje me shkrim ose me kontratë kolektive.

Gjatë kohës së marrjes në provë, secila nga palët mund të zgjidhë kontratën duke i njoftuar vendimin e saj palës tjetër të paktën 5 ditë përpara.

Në qoftë se një punëmarrës është punësuar me kontratë me afat të caktuar, palët parashikojnë me shkrim një periudhë prove jo më shumë se tre muaj. Një punëmarrës nuk mund të angazhohet dy herë në periudhë prove e cila ka si objekt kryerjen e së njëjtës punë

Burimi: §142 & 150(1) të Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015

loading...
Loading...