Kompensimet për Dëmtimet në Punë

Paaftësia për Punë / Kompensimet për Dëmtimet në Punë

Sëmundjet profesionale janë të parashikuara nga Këshilli i Ministrave. Nuk është parashikuar një afat minimal për llogaritjen e përfitimeve nga dëmtimet në punë.

Në rast të paaftësisë së përkohshme, 100% e pagës mesatare ditore të tre viteve të fundit të punonjësve të siguruar paguhet deri në 12 muaj.

Në kushtet e paaftësisë së përhershme, për një humbje të vlersuar prej të pakten 67% të aftësisë së punës, përfitimi është 80% të pagës mesatare ditore të vitit para ndodhjes së aksidentit apo paaftësisë. Përfitimi minimal është 80% të pagës minimale ligjore. Vlera e pagësës suplementare për paaftësi të plotë është sa nivelin bazë i saj.

Vlera e përfitimit për paaftësi të pjesshme të përhershme, për një humbje të vlersuar prej të pakten 33% të aftësisë për punë, luhatet ndërmjet 50-80% të 80% të pagës mesatare ditore të vitit para ndodhjes së aksidentit apo paaftësisë, në varësi të shkallës së humbjes së aftësisë për punë. Vlera e pagësës suplementare për paaftësi të pjesshme është sa nivelin bazë i saj.

Një humbje e vlerësuar nga 10% në 33% të aftësisë për punë konsiderohet si paaftësi e përhershme e vogël. Një vlerë totale paguhet sipas një plani të parashikuar me ligj.

Personi i/e ve, merr gjysmën e pensionit për paaftësinë e përhershme që gëzonte ose do të gëzonte i/e ndieri/a.  Familjarët që janë të parashikuar me ligj të përfitojnë përfshijnë burrin/gruan i/e ve kur është mbajtës i një fëmije që ishte në ngarkim të të ndierës/ndierit, deri në moshën 8 vjeç, i/e paaftë për punë, ose që ka mbushur moshën 60/50 vjeç respektivisht.

Pensioni i jetimit për paaftësinë e përhershme të njërit prind të vdekur është në masën 25% kur ai është nën 18 vjeç (ose deri në 25 vjeç, nëse studion) ose është i/e paaftë për punë. Në rast kur të dy prindërit e jetimit kanë vdekur përfitimi për paaftësinë e përhershmë rritet deri në masën 50% me kusht që të mos ketë persona të tjerë të varur nga të ndjerit.

Familjarë të tjerë të të ndierit/ndierës kanë të drejtën e 25% të pensionit për paaftësinë e përhershme që gëzonte ose do të gëzonte i/e ndieri/a. Këtu përfshihen prindërit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë, prindërit e prindërve, njerku e njerka, kur nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë, nëse provohet se ata jetonin në të njëjtën familje me atë që vdiq, jo më pak se një vit para momentit të vdekjes dhe kanë arritur moshën 65 vjeç, ose janë të paaftë për punë; Nipërit e mbesat, kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe bënin pjesë në të njëjtën familje me të të cilët në këtë rast ata trajtohen si jetimë.

Të gjithë përfitimet pensioneve të pleqërisë nga ana e familjarëve duhet të jenë të tillë që shuma e pensionit të paaftësisë së përhershme të mos kalojë 100% të masës të pleqërisë apo invaliditetit që i takonte të ndjerit.

Burimi: ISSA Country Profile Albania 2016

loading...
Loading...