Kuzhinieri planifikon, organizon, përgatit dhe gatuan ushqimin në hotele, restorante, spitale dhe vende tjera publike ku shërbehen ushqime të gatuara; në bordin e anijeve, në trena të udhëtarëve, në shtëpi private etj.. Ai kryen matje dhe peshime për përgatitjen dhe gatimin e ushqimeve, si dhe përgatit pjatat për servirje me estetikën dhe garniturën e duhur. Ai mund të punësohet në hotele, restorante, spitale, në bordin e anijeve, në trena të udhëtarëve, në shtëpi private dhe vende të tjera publike ku shërbehen ushqime të gatuara apo të vetëpunësohet.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
- Kuzhinier anijeje
- Kuzhinier i ushqimit amerikano latin
- Kuzhinier i ushqimit indian
- Kuzhinier i ushqimit indonezian
- Kuzhinier i ushqimit japonez
- Kuzhinier i ushqimit kinez
- Kuzhinier institucioni
- Kuzhinier restoranti
- Kuzhinier, të gjitha të tjerat
- Mbikëqyrës kryesor i punonjësve të përgatitjes së ushqimit
- Mbikëqyrës kryesor për punonjësit e shërbimit të ushqimit
- Menaxher I degës së fast-food
- Punonjës i përgatitjes së ushqimit
Detyrat
- Veshin uniformën e punës dhe kryejnë higjienën personale (larja e duarve etj.)
- Përgatitin vendin e punës
- Përgatitin mjetet e nevojshme të punës në kuzhinë
- Planifikojnë ushqimet që do të gatuhen
- Kontrollojnë asortimentet dhe bëjnë inventarin e tyre
- Hartojnë listën e furnizimin ditor