Përgatitës i ushqimeve të shpejta (fast-food)

Përgatitësi i ushqimeve të shpejta (fast-food) përgatit dhe gatuan porositë në sasi të kufizuar të ushqimeve apo pijeve që përfshijnë procese të thjeshta përgatitje si edhe një numër të vogël të përbërësve. Ai është kontakti i parë ndërmjet klientit dhe shërbyesit të ushqimeve të shpejta. Ai mund të marrë porosi nga konsumatorët dhe shërben në banakë apo tavolina. Ai është përgjegjës për të siguruar kënaqësinë e klientit si edhe për zgjidhjen e ankesave duke reaguar mbi pyetjet dhe kërkesat e mundshme që klienti mund të bëjë.

Niveli i aftesise: Jo i kualifikuar

Detyrat

  • Përgatitin ushqime të thjeshta të para-përgatitura të tilla si sanduiçë, hamburger, pica, peshk dhe patate të skuqura, sallata si edhe pije shoqëruese, e lëngje frutash të shtrydhura, kafe e të tjera të ngjashme
  • Lajnë, presin, përcaktojnë masën si edhe përziejnë ushqime për gatim
  • Punojnë me pajisje voluminoze që kryejnë vetëm një proces gatimi të tilla si grilla, fërgues apo tiganë
  • Ri-ngrohin ushqimin e para-përgatitur
  • Pastrojnë zonat e përgatitjes së ushqimit, si edhe sipërfaqet e enëve të kuzhinës të gatimit
  • Marrin dhe shërbejnë urdhra për ushqim dhe pije në vende që hahet dhe që janë posaçërisht për shërbim të shpejtë apo për t’i marrë me vete
  • Porositin dhe shpërndajnë përbërës të ushqimit të shpejtë
  • Mirëmbajnë higjienën, ruajnë shëndetin dhe plotësojnë standardet e sigurisë në zonat e ofrimit të shërbimit
  • Verifikojnë që ushqimi i përgatitur i plotëson kërkesat për cilësi dhe sasi sipas standardeve të paracaktuara

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...