Organizatat Sindikale

E drejta për tu Bashkuar dhe Krijuar Organizata Sindikale

Të punësuarit kanë të drejtë të bashkohen lirisht në organizata sindikale për mbrojtjen e interesave të tyre të punës

Organizatat sindikale dhe organizatat e punëdhënësve janë organizata shoqërore të pavarura, që krijohen si bashkime vullnetare të punëmarrësve ose punëdhënësve, qëllimi i të cilave është përfaqësimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave ekonomikë, profesionalë dhe shoqërorë të anëtarëve të tyre.

Të drejtat për bashkimin në organizatat sindikale janë të aplikueshme për të gjithë dhe asnjë përjashtim nuk është parashikuar me ligj. Ligji për Statusin Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, 2004, i lejon ushtarakët të organizohet në shoqata, të cilat nuk kanë karakter politik ose sindikalist.

Organizatat sindikale dhe organizatat e punëdhënësve kanë të drejtë të krijojnë federata e konfederata dhe të anëtarësohen në to. Çdo organizatë, federatë ose konfederatë, ka të drejtë të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare punëmarrësish ose punëdhënësish.

Akti i krijimit dhe statuti i çdo organizate duhet të nënshkruhen nga jo më pak se 5 anëtarë themelues për organizatën e punëdhënësve dhe jo më pak se 20 anëtarë themelues për organizatën sindikale. Në statut detyrimisht duhet të përcaktohen emri i organizatës; vendi ku ndodhet selia e saj; qëllimet e saj; kushtet e pranimit, të dorëheqjes dhe të përjashtimit të anëtarëve; të drejtat dhe detyrat e anëtarëve; përbërja dhe funksionimi i organeve drejtuese, si dhe kohëzgjatja e mandateve; sipas rastit, përkatësia në federatë ose në konfederatë; si dhe masat që merren në rast shpërndarjeje. Shuma e kuotizacionit për anëtarësinë caktohet nga organi më i lartë i organizatës.

Organizatat sindikale dhe organizatat e punëdhënësve, federatat dhe konfederatat duhet të dorëzojnë aktin e krijimit dhe statutin e tyre në Gjykatën e Tiranës për njohjen e tyre si person juridik.

Organizata sindikale dhe organizata e punëdhënësve fiton personalitet juridik pas 60 ditëve nga dorëzimi i statutit në Gjykatën e Tiranës, me përjashtim të rasteve kur gjykata jep vendim të kundërt.

Çdo organizatë sindikale dhe organizatë punëdhënësish duhet të depozitojë një kopje të statutit të saj dhe të vendimit të gjykatës pranë ministrisë përgjegjëse për punën. Asnjë organizatë sindikale dhe organizatë punëdhënësish nuk mund të ketë emrin e një organizate ekzistuese.

Burimi: §50 of the Albania's Constitution of 1998 ëith Amendments through 2012; §10, 176-180 & 187 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015

E Drejta e Bisedimeve Kolektive

Kontrata kolektive është e vlefshme vetëm në formë të shkruar. Ajo duhet të nënshkruhet nga të gjitha palët. Kur një palë është një organizatë, përfaqësuesit e kësaj të fundit caktohen në përputhje me statutin. Kontrata kolektive mund të zgjidhet ose ndryshohet vetëm me shkrim. Kontrata kolektive është e vlefshme edhe kur bëhet në formën e një vendimi me shkrim të dhënë nga zyra e pajtimit e caktuar me marrëveshje nga palët.

Kontrata kolektive përmban dispozita mbi kushtet e punësimit, lidhjen, përmbajtjen dhe përfundimin e kontratave individuale të punës, formimin profesional, si dhe mbi marrëdhëniet midis palëve kontraktuese.

Kontrata kolektive mund të përmbajë dispozita që vendosin punëdhënësit dhe punëmarrësit në raporte të detyrueshme të krijuara nga palët me marrëveshje kolektive, ndaj personave juridikë.

Kontrata kolektive nuk mund të përmbajë dispozita më pak të favorshme për punëmarrësit se ato të ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi, me përjashtim të rasteve të parashikuara shprehimisht në ligj.

Kontrata kolektive e punës lidhet nga një ose disa punëdhënës ose organizata punëdhënësish nga njëra anë dhe një ose disa sindikata nga ana tjetër. Kontrata kolektive përcakton fushën territoriale dhe profesionale të zbatimit të saj. Kontrata kolektive lidhet në nivel ndërmarrjeje ose dege, sipas

marrëveshjes së palëve kontraktuese.

Kontrata kolektive e lidhur për një kohëzgjatje të pacaktuar mund të zgjidhet nga secila palë. Në këtë rast afati i njoftimit është gjashtë muaj. Çdo punëdhënës, që është nënshkrues i kontratës kolektive ose anëtar i një organizate kontraktuese, është i lidhur nga kontrata kolektive.

Kontrata kolektive lidhet për një kohëzgjatje të caktuar ose të pacaktuar. Kontrata kolektive pushon së ushtruari efektet e saj ndaj palëve kontraktuese, kur përmbushet afati i zgjidhjes së saj.

Kontrata kolektive e lidhur për një kohëzgjatje të caktuar për më shumë se tre vjet, mund të zgjidhet nga secila palë, pas kalimit të këtij afati. Në këtë rast afati i njoftimit është gjashtë muaj.

Kontrata kolektive është e vlefshme vetëm në formë të shkruar. Ajo duhet të nënshkruhet nga të gjitha palët. Kur një palë është një organizatë, përfaqësuesit e kësaj të fundit caktohen në përputhje me statutin.

Punëdhënësi duhet të depozitojë origjinalin e kontratës kolektive, brenda 15 ditëve nga data e përfundimit të kësaj marrëveshjeje midis palëve, në zyrën rajonale të punësimit, për kontratat kolektive në nivel ndërmarrjeje; në ministrinë përgjegjëse për punën, për kontratat kolektive në nivel

dege ose ndërmarrjeje, nëse ndërmarrja ushtron aktivitetin në më shumë se një rajon. Në rastet e ndryshimit dhe përsëritjes së kontratës kolektive, zbatohen të njëjtat proçedura, të cilat përfshijnë negocimin, ndërmjetsimin dhe arbitrazhin.

Kontrata kolektive mund të zgjidhet ose ndryshohet vetëm me shkrim. Kontrata kolektive është e vlefshme edhe kur bëhet në formën e një vendimi me shkrim të dhënë nga zyra e pajtimit e caktuar me marrëveshje nga palët. 

Kontrata kolektive e lidhur për një kohëzgjatje të pacaktuar mund të zgjidhet nga secila palë. Në këtë rast afati i njoftimit është gjashtë muaj. Kontrata kolektive e lidhur për një kohëzgjatje të caktuar për më shumë se tre vjet, mund të zgjidhet nga secila palë, pas kalimit të këtij afati. Në këtë rast afati i njoftimit është gjashtë muaj.

Gjykata ka autoritetin e duhur për zgjidhjen e çdo mosmarrveshje në lidhje me zbatueshmërinë e kontratës kolektive.

Kodi i Punësh parashikon krijimin e Këshillit Kombëtar të Punës, që përbëhet nga përfaqësues të punëdhënësve, punëmarrësve dhe Qeverisë. Këshilli shqyrton çështjet me interes të përbashkët për organizatat e punëdhënësve dhe sindikale, me qëllim që të arrijë zgjidhje të pranueshme për palët.

Këshilli Kombëtar i Punës përbëhet nga 27 anëtarë dhe 27 kandidatë, nga 10 përfaqësues anëtarë dhe 10 përfaqësues kandidatë nga organizatat e punëdhënësve, nga 10 përfaqësues anëtarë dhe 10 përfaqësues kandidatë nga organizatat sindikale dhe nga 7 përfaqësues anëtarë dhe 7 përfaqësues kandidatë të Këshillit të Ministrave. Përfaqësuesit kandidatë marrin pjesë në seancat e këshillit, në mungesë të përfaqësuesve anëtarë. Përfaqsuesit e qeverisë janë Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë; e Arsimit dhe Sportit; e Drejtësisë; e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes;  e Turizmit dhe Zhvillimit Urban.

Këshilli Kombëtar i Punës bën konsultimet veçanërisht lidhur me përgatitjet dhe zbatimin e legjislacionit të punës, ndryshimet e këtij Kodi dhe përmbajtjen e akteve nënligjore, me politikat dhe organizmat kombëtarë që kanë të bëjnë me punësimin, formimin profesional, mbrojtjen e punëmarrësve, higjienën dhe sigurimin teknik, prodhimin, mirëqenien, programet e zhvillimit ekonomik e shoqëror, si dhe me zbatimin e normave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Kodi i Punës parashikon edhe krijimin në çdo qark të  Këshilli Konsultativ Trepalësh Rajonal, i cili përbëhet nga përfaqësues të organizatave të punëdhënësve, të organizatave sindikale dhe përfaqësues të strukturave shtetërore. Këshilli Konsultativ Trepalësh Rajonal përbëhet nga 15 anëtarë

dhe 15 anëtarë zëvendësues, me këtë përbërje 5 anëtarë dhe 5 anëtarë zëvendësues nga organizatat sindikale; 5 anëtarë dhe 5 anëtarë zëvendësues nga organizatat e punëdhënësve; - 5 anëtarë dhe 5 anëtarë zëvendësues me përfaqësim nga organet e qeverisjes vendore.

Burimi: §159-161, 166-175 and 200 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015; Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1039/2013

E Drejta e Grevës

E drejta e të punësuarit për grevë që ka të bëjë me marrëdhëniet e punës, është e garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë. Sindikatat kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën e grevës për zgjidhjen e kërkesave të tyre ekonomike dhe shoqërore, në përputhje me rregullat e caktuara në Kodin e Punës. Pjesëmarrja në grevë është vullnetare. Askush nuk mund të detyrohet të marrë pjesë në një grevë kundër dëshirës së vet. Ndalohet çdo veprim që përfshin shtrëngim, cenim ose diskriminim ndaj punëmarrësve, për shkak të pjesëmarrjes ose jo në grevë. Gjatë zhvillimit të grevës, palët duhet të bëjnë përpjekje, nëpërmjet bisedimeve, për arritjen e mirëkuptimit dhe nënshkrimin e marrëveshjes.

Vetëm sindikatat  që gëzojnë personalitet juridik ose aderon në një organizatë sindikale me personalitet të tillë kanë të drejtë të organizojnë dhe të shpallin njoftimin për grevë.

Greva nuk mund të ushtrohet në shërbimet e rëndësisë jetike, ku ndërprerja e punës rrezikon jetën, sigurinë personale ose shëndetin e një pjese ose të tërë popullsisë si transporti, televizioni publik, uji, gazi dhe elektriciteti, administrimi i burgjeve, administrimi i drejtësisë, shërbimet e mbrojtjes kombëtare, shërbimet e domosdoshme mjekësore dhe spitalore; shërbimet e kontrollit të trafikut ajror; shërbimet e domosdoshme të mbrojtjes kundër zjarrit;  shërbimet e domosdoshme në burgje;

Greva nuk mund të ushtrohet nëse nuk sigurohet kryerja e shërbimit minimal. Shërbimet minimale mund të kërkohen në sektorët e furnizimit me ujë, të furnizimit me energji elektrike, si dhe në sektorët e shërbimeve të tjera, për plotësimin e nevojave të rëndësisë themelore të popullsisë, me qëllim që asaj t’i sigurohet plotësimi i këtyre nevojave. Për plotësimin e shërbimeve minimale, sindikatat duhet të përcaktojnë dhe të sigurojnë, gjatë zhvillimit të grevës, punonjësit e nevojshëm për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e makinerive dhe të pajisjeve.

Greva është e ligjshme kur plotësohen kushtet e mëposhtme:

  1. Organizohet nga një sindikatë, që gëzon personalitet juridik ose aderon në një organizatë sindikale me personalitet të tillë.
  2. Ka për qëllim të arrijë nënshkrimin ose zbatimin e një kontrate kolektive pune ose, nëse ekziston një e tillë, plotësimin e kërkesave që burojnë nga marrëdhëniet e punës dhe që nuk rregullohen nga kjo kontratë, përveç rasteve kur kjo e fundit parashikon detyrimin absolut të paqes së punës i cili ndalon grevat zbatohet nga çdo organizatë profesionale kontraktuese ose jo, në fushën e zbatimit territorial e profesional të kontratës kolektive dhe nga çdo person i lidhur me këtë të fundit.
  3. Sindikata ose sindikatat, nga njëra anë, dhe organizata ose organizatat e punëdhënësve, nga ana tjetër, janë përpjekur të bien dakord, duke iu nënshtruar procedurës së ndërmjetësimit dhe pajtimit.
  4. Nuk është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Greva nuk mund të ushtrohet ose, kur ka filluar, të pezullohet në gjendje të veçanta, për aq kohë sa vazhdon kjo gjendje të veçanta:

  1. fatkeqësitë natyrore;
  2. gjendja e luftës;
  3. gjendja e jashtëzakonshme;
  4. rastet kur vihet në rrezik liria e zgjedhjeve.

Nuk lejohet përdorimi i forcës për ndërprerjen e grevës së ligjshme të punonjësve. Organizatat sindikale mund të ndërmarrin veprime me mjete paqësore, që të bindin punonjësit, për të marrë pjesë në grevë, pa shkelur të drejtën për të punuar të punonjësve që nuk marrin pjesë në të.

Punëdhënësi ndalohet që gjatë zhvillimit të grevës të zëvendësojë në punë grevistët me persona të tjerë, të cilët në kohën e shpalljes së grevës nuk kanë qenë punonjës të tij, si dhe nuk lejohet të marrë punonjës të rinj pas kësaj date.

Ndërkohë që zhvillohet greva, palët duhet të përpiqen, nëpërmjet negociatave, të arrijnë një marrëveshje dhe të nënshkruajnë dakordësinë. Greva përfundon kur palët arrijnë një marrëveshje ose kur sindikata, që e ka shpallur atë, vendos ndërprerjen e saj.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë me e vitit 1998, e ndryshuar për herë të fundit 2016; §197 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015

loading...
Loading...