Kompensimi

This page was last updated on: 2023-11-25

Kompensimi për Orët Shtesë

Kohëzgjatja normale e punës përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, në kontratën kolektive ose në kontratën individuale të punës, brenda limiteve të kohës javore maksimale të punës. Kohëzgjatja ditore normale e punës është jo më shumë se 8 orë në ditë dhe 40 ore në javë. Këshilli i Ministrave përcakton kohëzgjatje javore të reduktuar për punët që paraqesin vështirësi ose që janë të dëmshme për shëndetin. Për punëmarrësit nën 18 vjeç kohëzgjatja ditore e punës është jo më shumë se 6 orë në ditë

Me orë shtesë kuptohet çdo orë pune e kryer mbi kohëzgjatjen ditore normale ose javore maksimale të punës.

Nëse rrethanat kërkojnë kryerjen e orëve shtesë të punës, punëdhënësi mund t’i kërkojë punëmarrësit për të kryer orë shtesë pune, për aq kohë sa është e mundur dhe e nevojshme, si dhe duke marrë parasysh kushtet vetjake dhe familjare të punëmarrësit. Nuk mund të kërkohet kryerja e orëve shtesë javore kur punëmarrësi ka kryer 48 orë pune në javë. Orët shtesë nuk mund të kalojne limitin prej 48 orësh në jave dhe 200 orësh në vit. Në raste të veçanta, për një periudhë deri në 4 muaj, mund të punohet me shumë se 48 orë në javë, por koha mesatare javore e punës, për këtë periudhë, nuk duhet të jetë më shumë se 48 orë. Me autorizimin e Inspektoratit të Punës, numri maksimal i orëve shtesë mund të tejkalohet në rastet e forcës madhore ose të punëve urgjente në dobi të popullsisë.

Punëdhënësi për orët shtesë të punës që nuk janë kompensuar me pushim duhet t’i paguajë punëmarrësit pagën normale dhe një shtesë jo më pak se 25% të saj (125% të pagës së zakonshme), me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratën kolektive. Punëdhënësi në marrëveshje me punëmarrësin, mund të kompensojë orët shtesë të punës me një pushim të paktën 25% më të madh, që i korrespondon kohëzgjatjes së orëve shtesë dhe që jepet brenda 2 muajve nga dita e kryerjes së punës, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratën kolektive.

Orët shtesë të punës të kryera gjatë pushimit javor ose në ditët e festave zyrtare kompensohen me pushim ose pagë të paktën 50% më të madhe se orët shtesë të bëra ose paga normale, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratën kolektive.

Burimi: §76-78, 81(1)-84, 88-91 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015

Kompensimi për Punën e Natës

Me punë nate kuptohet puna e kryer nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Punëmarrës të cilët punojnë të paktën 3 orë të kohës së përditshme të punës së tyre gjatë orëve të natës konsiderohen si punëmarrës që punojnë gjatë natës.

Punëmarrës që kryejnë punë nate kanë të drejtën e një shtesë mbi pagë jo më pak se 50% (150% të pagës së zakonshme). Kodi i Punës në Shqipëri gjithashtu parashikon një shtesë mbi pagë jo më pak se 20 për qind (120% të pagës së zakonshme) për punëmarrësit që kryejne punë ndërmjet orës 19:00 dhe 22:00.

Burimi: §80 & 81(2) i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015

Compensatory Holidays / Rest Days

Si rregull ndalohet puna në ditët e festave zyrtare me përjashtim të rasteve  kur puna në ditët e festave zyrtare përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave ose në kontratën kolektive.

Në rastet kur punëmarrësi ka kryer punë në ditët e festave zyrtare, kur ato bien ditë pune, kompensohet me një pushim të pagueshëm, të barabartë me kohëzgjatjen e punës së kryer në ditët e festave zyrtare apo me një shtesë mbi pagë.

Ndërsa në rast se punëmarrësit i kërkohet të punojë në ditët e festave zyrtare, kur ato bien ditë pune, kompensohet me një shtesë mbi pagë, jo më pak se 25% dhe me një pushim të pagueshëm, të barabartë me kohëzgjatjen e punës së kryer në ditët e festave zyrtare.

Mënyra dhe masa e kompensimit përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, kontratë kolektive ose kontratë individuale.

Burimi: §86 & 87 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015

Kompensimi për Ditët e Festave / Pushimin Javor

loading...
Loading...