Puna dhe Pagat

This page was last updated on: 2023-11-25

Paga Minimale

Kodi i Punës kërkon që punonjësit të mos paguhen nën pagën minimale të vendosur nga Këshilli i Ministrave. Paga minimale vendoset në bazë të faktorëve ekonomikë, kërkesave të zhvillimit ekonomik dhe zvogëlimit të papunësisë, rritjes së prodhimit; si dhe të nevojave të punëmarrësve dhe familjeve të tyre, duke pasur parasysh nivelin e përgjithshëm të jetesës së punëmarrësve në vend, të ardhurat e përfituara nga sigurimet shoqërore dhe nivelet e jetesës së grupeve të ndryshme shoqërore. Këshilli i Ministrave mund të caktojë një pagesë më të ulët se paga minimale në shkallë vendi për rastet e mësimit të profesionit në sistemin e arsimit dhe formimit profesional në formën e dyfishtë.

Konsultime gjithashtu zhvillohen me Këshillin trepalësh Kombëtar të Punës gjatë proçesit të përgatitjes dhe implementimit të legjislacionit mbi punën, përfshirë pagat minimale. Nën vartësinë e Këshillit mund të krijohen gjithashtu komisione të përhershme trepalëshe të specializuara. Ekziston një komision i veçantë i përhershëm mbi pagat. Ministri përgjegjës për punën bën propozimet bazuar në rekomandimet e komisionit mbi pagën minimale në nivel kombëtar.  

Inspektorati Shtetëror i Punës është përgjegjës për garantimin e implementimit të të gjithë legjislacionit mbi punën, përfshirë pagat minimale. Në raste të shkeljes se legjislacionit mbi punën, një inspektor pune mund të vendosë  gjobë deri në tridhjetëfitin e pagës minimale mujore.

Burimi: §111, 200 dhe 202 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015; §6 dhe 13 të Inspektimit të Punës dhe të Aktit mbi Inspektimi në Punë dhe Inspektorati Shtetëror i Punës, 2006; VKM Nr. 77, datë 28.01.2015 “Për Përcaktimin e Pagës Minimale në Shkallë Vendi.”; VKM Nr. 399, datë 03.05.2017 “Për Përcaktimin e Pagës Minimale në Shkallë Vendi”

Paga e Zakonshme

Me pagë kuptohet paga bazë, si dhe shtesat me karakter të përhershëm. Kompensimi i marrë nga punëmarrësi për shpenzimet e kryera për shkak të veprimtarisë të tij profesionale nuk konsiderohen pjesë përbërëse të pagës.

Punëdhënësi i paguan punëmarrësit pagën sipas dispozitave të kontratës kolektive ose kontratës individuale, dhe në mungesë të tyre, punëdhënësi detyrohet të paguajë pagën e zakonshme për atë lloj pune të caktuar.

Paga mund të përllogaritet në kohë, sipas punës së kryer (pagë në njësi, në detyrë ose me komision); paga mund të llogaritet gjithashtu në funksion të rezultateve të ndërmarrjes (me pjesëmarrje në fitim ose në xhiron e të ardhurave).

Pagesa e punës jo në bazë të kriterit kohë, duhet të llogaritet në mënyrë që t’i japë mundësi punëmarrësit me aftësi mesatare dhe që punon normalisht të përfitojë të paktën të njëjtin pagë me atë të punëmarrësit që paguhet me kohë dhe që kryen të njëjtën punë.

Punëdhënësi i paguan rregullisht pagën punëmarrësit çdo muaj dhe në fund të çdo muaji kur llogaritet me muaj si dhe çdo dy javë, kur paga llogaritet me orë, ditë ose javë, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në marrëveshje me shkrim.

Paga jepet vetëm nëpërmjet sistemit bankar. Ajo duhet të paguhet në monedhë shqiptare, me përjashtim të rasteve të parashikuara ndryshe nga marrëveshja ndërmjet palëve. Ajo mund të paguhet edhe me çek bankar, çek postar ose urdhër pagese, kur kjo lloj pagese është e nevojshme për shkak të rrethanave të veçanta ose kur parashikohet në kontratën kolektive a në një vendim arbitrazhi. Kur kjo lloj pagese nuk është parashikuar ose vendosur, merret pëlqimi i punëmarrësit të interesuar. Punëdhënësi përgjigjet financiarisht ndaj punëmarrësit, kur banka nuk mund të paguajë brenda 30 ditëve nga data e derdhjes së shumës, për llogari të punëmarrësit.

Përveç pagës në vlerë, punëmarrësi mund të përfitojë pagë në natyrë, për strehimin dhe ushqimin që konsumohet gjatë pushimit në ndërmarrje nga punëmarrësi. Për pagën në natyrë palët merret vesh vetëm me shkrim dhe brenda kufijve të caktuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Vlera e pagës në natyrë duhet të jetë e drejtë dhe e arsyeshme. Shuma mujore e pagës në natyrë nuk duhet të tejkalojë 20% të pagës mujore.

Punëdhënësi i jep punëmarrësit për çdo pagë përllogaritjen ku përfshihet shuma e pagës, bazat e përllogaritjes, nëse kjo është e ndryshueshme, si dhe të gjitha zbritjet prej saj.

Punëdhënësi zbret nga paga e punëmarrësit tatimin mbi të ardhurat dhe kontributin e sigurimeve shoqërore shëndetësore të parashikuara me ligj, me akte nënligjore, me kontrata kolektive ose me kontrata individuale. Punëdhënësi vetëm me autorizim me shkrim nga punëmarrësi mund të zbresë nga paga kuotizacionet sindikale. Ky autorizim mund të shfuqizohet në çdo kohë.

Sipas Vendimit Nr. 277 të Këshillit të Ministrave (datë 6 prill 2020), qeveria shqiptare miratoi një garanci shtetërore për kredi nga bankat për të paguar rrogat e punonjësve dhe kontribute të tjera ndaj sigurimeve shoqërore për 3 muaj. Rrogat e punonjësve që fitojnë më shumë se 150,000 ALL u përjashtuan nga kjo garanci shtetërore. Nuk është e qartë nëse programi është zgjeruar më tutje.

Burimi: §111, 200 dhe 202 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015

loading...
Loading...