Punëtorë të përpunimit të metalit

Punëtori i përpunimit të metaleve vepron dhe manovron me makineri dhe pajisjet e duhura gjatë proceseve të punës në uzina të përpunimit të metaleve. Ai kryen monitorimin, kontrollin e makinerive dhe pajisjeve dhe manovron me to për të ruajtur dhe siguruar parametrat teknikë të duhur të procesin e konvertimit të xeherorit mineral në metale, duke zbatuar rreptësisht rregullat përkatëse të sigurimit teknik për proceset e punës. Ai mund të punësohet në uzina apo fabrika të përpunimit dhe shkrirjes së metaleve.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Veshin uniformën dhe pajisjet mbrojtëse të punës
  • Kontrollojnë makineritë dhe pajisjet e punës, si dhe vendin e punës
  • Përgatitin dhe përshtatin makineritë dhe pajisjet e përpunimit të metaleve për vazhdimin e proceseve të punës
  • Depozitojnë mineralin dhe materialin ndihmës (koks dhe kuarc) në vaskat përkatëse
  • Marrin kampionet e mineralit dhe materialit ndihmës për kryerjen e analizave kimike
  • Përgatitin lëndën e parë, duke e copëtuar në përmasat e caktuara nga 10-70 mm
  • Vendosin mineralin e copëtuar në bunkerin përkatës
  • Vendosin materialin ndihmës në bunkerin përkatës

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...