Inxhinierë kimistë

Inxhinieri i minierave dizajnon dhe krijon sisteme që përdoren për të lokalizuar, nxjerrë dhe transportuar burime natyrore. Ata zhvillojnë dhe dizajnojnë pajisje të reja për punën në minierë dhe sigurohen që gjithë procedurat në minierën të jenë të sigurta dhe efeciente. Ata krijojnë pajisje dhe teknika që janë miqësore me ruajtjen e mjedisit.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Kryejnë studime për të përcaktuar vendndodhjen e mineraleve dhe burimeve natyrore
  • Dizajnojnë dhe përcaktojnë metoda për nxjerrjen e mineraleve
  • Kryejnë eksplorime në bashkëpunim me gjeologë apo profesionistë të tjerë, rishikojnë harta dhe bëjnë shpime për të përcaktuar jo vetëm vendin, por dhe hapësirën, rreziqet dhe vlerën e depozitave minerale
  • Planifikojnë, rekomandojnë dhe koordinojnë procesin e nxjerrjes së mineraleve, tipin e pajisjeve, kapacitetin e tyre, si dhe përdorimin sa më eficient të krahut të punës
  • Garantojnë sigurinë e pajisjeve që përdoren në minierë dhe kërkojnë furnizime për pajisje të reja
  • Dizajnojnë dhe drejtojnë direkt gjithë operacionet ndërtuese, si: vendin dhe ndërtimin e tuneleve, puseve, dhomave nëntokë, rrugët hyrëse e dalëse etj.
  • Dizajnojnë, zbatojnë dhe monitorojnë projektet ndihmëse, si: furnizimi me energji e ujë, sistemi i ventilimit, sistemi i kontrollit të gazit, kullimit, sistemet hekurudhore dhe transportuese, sistemet pastruese, klasifikuese dhe të reduktimit të mbetjeve
  • Analizojnë kërkesat për punësim, nevojat për pajisje dhe kostot operacionale
  • Mbikëqyrin gjithë operacionet nëntokë dhe në sipërfaqe, si dhe vlerësojnë cilësitë e materialit të nxjerrë

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...