Teknikë të minierave dhe metalurgjisë

Teknikët e minierave dhe metalurgjisë kryejnë një sërë detyrash teknike të cilat mbështesin kërkimet dhe eksperimentet në lidhje me metalurgjinë, përmirësimin e metodave të nxjerrjes së mineraleve solide, naftës dhe gazit, si edhe në skicimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e minierave dhe ndërtimit të tyre, të sistemeve të transportit dhe magazinimit të naftës dhe gazit natyror. Ata mund të punësohen në ndërmarrje të nxjerrjes së mineraleve dhe naftës e gazit, në kombinat metalurgjik, si edhe në institucionet përgjegjëse për veprimtarinë e ndërmarrjeve të mësipërme.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Japin mbështetje teknike për të ndihmuar në procesin e kërkimit dhe zhvillimit të përcaktimit të karakteristikave të metaleve dhe përzierjeve të tyre
  • Japin mbështetje teknike në studimet gjeologjike dhe topografike, si edhe në skicimin dhe planifikimin e naftës, gazit natyror dhe nxjerrjes së mineraleve, sistemit të transportit dhe përpunimin dhe ripërcaktimin e linjave të prodhimit për mineralet dhe metalet
  • Përgatisin preventivë të detajuar të sasive dhe kostove të materialeve dhe punës së nevojshme për gjetjen, nxjerrjen, përpunimin dhe transportin e naftës, gazit dhe mineraleve
  • Ndihmojnë në dizenjimin dhe planifikimin e minierave, galerive të tyre, tuneleve dhe mjediseve dhe pajisjeve të ndihmës së shpejtë
  • Mbledhin dhe përgatisin shkëmbinj, minerale dhe mostra metalesh për të kryer teste laboratorike me qëllim përcaktimin e karakteristikave, analizave, si dhe raportojnë rezultatet e testimit, si edhe mirëmbajnë pajisjet e testimit
  • Përdorin mikroskopin, makineritë me radiacion elektromagnetik, spektrometrat, spektrografët, densitometrin dhe pajisjet e testimit të tensionit
  • Ndihmojnë shkencëtarët në përdorimin e instrumenteve për matjet elektrike, zanore ose bërthamore në laborator dhe në prodhim për të nxjerrë të dhëna treguese për burime potenciale të metaleve, naftës apo gazit natyror
  • Respektojnë politikat e brendshme të punës dhe procedurat e hartuara nga Institucioni

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...