Teknik të naftës dhe gazit natyror

Teknikët e naftës dhe gazit natyror mbështesin me asistencë teknike në çështjet që kanë të bëjnë me prodhimin e naftës dhe gazit, të tilla si monitorimi, rregullimi dhe mirëmbajtja e njësive dhe pajisjeve të procesimit që bëjnë rafinimin, distilimin dhe trajtimin e naftës, produkteve me bazë naftën dhe nënprodukte të saj ose gazit natyror. Ata/ato zbatojnë standardet operacionale dhe koordinojnë mbledhjen e të dhënave për eprorët. Ata/ato mbikëqyrin, monitorojnë dhe testojnë në terren pajisje dhe procese të prodhimit të naftës dhe gazit për ndryshime apo modifikime të nevojshme të pajisjeve dhe procesit të prodhimit. Ata/ato mund të punësohen si supervizor në kompani të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës dhe gazit natyror ose në institucione mbikëqyrëse të këtyre proceseve.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Manovrojnë panele kontrolli të kompjuterizuara nga dhoma qendrore e kontrollit për të monitoruar dhe optimizuar proceset fizike dhe kimike për disa njësi të ndryshme
  • Rregullojnë sipas rastit pajisjet të tilla si valvula, pompa si dhe pajisje të kontrollit dhe proceseve
  • Mbështesin personelin e terrenit për të administruar të dhënat e prodhimit
  • Parashikojnë dhe planifikojnë shpenzimet e prodhimit
  • Hartojnë grafikë prodhimi dhe analizojnë tendencat e prodhimit duke përdorur programe kompjuterike
  • Marrin pjesë në rishikimin e incidenteve dhe analizojnë sigurinë e punës në terren
  • Hartojnë, zhvillojnë dhe sigurojnë zbatimin e procedurave të proceseve të punës në terren

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...