Fonditor dhe përgatitës të formave

Fonditori dhe përgatitësi i formave merret me përgatitjen dhe derdhjen e formave prej metali. Fonditori dhe përgatitësi i formave bën përgatitjen e dheut, përgatitjen e formave, të zemrave, e planit të ndarjes së detalit, të shtesave të punimit mekanik, të kontrollit të furrës, të kontrollit të ngarkesës së furrës, si dhe bën kontrollin dhe riparimin e furrave nga ana hidraulike, mekanike dhe elektrike. Ai mund të punësohet në kompani që kanë bazë mekanike, furra të shkrirjes dhe derdhjes së metalit etj.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Konsultohen me teknologun për markën e metalit
  • Përcaktojnë markën e rikuperit që futet në furrë
  • Llogaritin ngarkesat e furrës
  • Llogaritin shtesat e nevojshme, në se duhen
  • Bëjnë rregullimin e përbërjes kimike të metalit sipas rezultateve të laboratorit
  • Përcaktojnë temperaturën e duhur të metalit për t’u derdhur
  • Derdhin metalin
loading...
Loading...