Punëtorë dhemontues të makinerive të tjera

Punëtori dhe montuesi i makinerive të tjera kryen përshtatjen, montimin, instalimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e ashensorëve, elevatorëve industrial e makinerive të tjera duke bashkëpunuar me inxhinierë të tjerë dhe duke zbatuar parametrat dhe standardet e paracaktuara. Ai kryen matje të ndryshme para e pas montimit apo riparimit të defekteve. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve të montimit apo mirëmbajtjes së ashensorëve, elevatorëve industrial e makinerive të tjera apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Parapërgatitin vendin e punës
  • Ndjekin instruksionet teknike të montimit dhe riparimit të pajisjes
  • Këshillohen me inxhinierin zbatues të objektit për makinerinë që do të montojnë dhe kërkesat e projektit
  • Bëjnë kontrollin e objektit ku do të bëhet montimi i ashensorit, elevatorit apo ndonjë lloj tjetër makinerie
  • Kryejnë matjet teknike të duhura të pusit të ashensorit apo vendit ku do të montohet elevatori
  • Bëjnë preventivin e të gjitha pajisjeve dhe mjeteve të duhura për montim duke bashkëpunuar me inxhinierë të tjerë
  • Bëjnë montimin e guidave (shinave) ku montohet ashensori

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...