Përgatitës të konstruksioneve metalike dhe të ngjashëm

Përgatitësi i konstruksioneve metalike dhe të ngjashëm merret me përpunimin, prerjen, bashkimin dhe montimin e elementëve metalik, në konstruksione prej metali për fusha të ndryshme të industrisë , transportit, ndërtim, minierë etj., duke përdorur mjetet dhe pajisjet e duhura. Ai mund të punësohet në kompani të konstruksioneve metalike apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Konsultohen me kolegët për porositë e marra nga klientët, si dhe për mbarëvajtjen e punës
  • Bëjnë studimin e projektit të dhënë për përgatitjen e konstruksioneve metalike
  • Bëjnë zbërthimin në element përbërës të projektit të dhënë
  • Bëjnë planifikimin e bazës materiale të nevojshme për realizimin e projektit
  • Sigurojnë bazën materiale sipas preventivit
  • Bëjnë përgatitjen paraprake të vendit të punës (veglat, pajisjet, makineritë, kontrollojnë funksionimin e rregullt të tyre)

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...