Drejtues në hotele dhe restorante

Drejtuesit e prodhimit në peshkim dhe akuakulturë planifikojnë, koordinojnë dhe drejtojnë në shkallë të gjerë veprimtarinë e peshkimit dhe akuakulturës me anë të prodhimtarisë (nëpërmjet ngritjes së impianteve të mbarështimit artificial të peshkut apo varieteteve/kulturave të tjera të gjallesave ujore), si dhe nëpërmjet gjuetisë në ujërat e ëmbla ose të kripura.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Monitorojnë prodhimtarinë në gjuetinë e peshkimit/akuakulturë, si dhe planifikojnë sasinë e cila nevojitet për të përmbushur kërkesat e tregut
  • Kontrollojnë prodhimet e peshkimit/akuakulturës, si dhe bëjnë administrimin e të ardhurave dhe shpenzimeve
  • Bëjnë marrëveshje me kapitenët dhe pronarët e anijeve (peshkarexhë), si dhe me pronarët e fermave të akuakulturës për të bashkërenduar veprimtarinë e prodhimit dhe të peshkimit
  • Organizojnë dhe kryejnë testime në lidhje me identifikimin e sëmundjeve ose të parazitëve të ndryshëm
  • Marrin masa për të përmirësuar vendet e rritjes dhe të ruajtjes së peshkut siç mund të jenë rezervatet ose basenet e ndryshme (marrin masa për uljen e ndotjes së ujit në jetën ujore)
  • Drejtojnë procesin e riprodhimit të peshkut dhe monitorojnë lëndët, teknikat dhe afatet e përdorura si dhe investojnë të gjitha njohuritë profesionale në këtë proces
  • Monitorojnë transferimin e peshkut i cili ka arritur formimin (pjekurinë, ditën e caktuar) nga ambienti ujor ku është rritur drejt tregjeve
  • Sigurojnë furnizimet, mjetet/pajisjet, si dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për kryerjen e aktivitetit (p.sh rrejta)
  • Organizojnë mirëmbajtjen e anijeve, varkave, si dhe çdo pajisje tjetër që është në funksion të aktivitetit
  • Përzgjedhin, pranojnë dhe trajnojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit të peshkimit.

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...