Punonjës peshkimi në thellësi (det tëhapur)

Punonjësi i peshkimit në thellësi (det të hapur) merret me përgatitjen anijes, rrjetave dhe pajisjeve të tjera për peshkim dhe peshkon peshk në det të hapur, në thellësi të konsiderueshme. Ai operon gjithmonë në bashkëpunim me anëtarët e ekuipazhit të anijes së peshkimit. Ata së bashku përpunojnë, ruajnë dhe përgatitin peshkun për shitje tek blerësit me shumicë, organizatat e marketingut apo në tregje. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve të ndryshme të peshkimit apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Përgatitin dokumentacionin e nevojshëm për të marrë leje peshkimi, lundrimi
  • Bëjnë kontrollin paraprak të anijes së peshkimit dhe përgatitjet e duhura duke marrë në konsideratë faktorin kohë dhe det të përshtatshëm
  • Kryejnë përgatitjen dhe riparimin rrjetave, pajisjeve dhe veshjeve të tjera të peshkimit
  • Përcaktojnë zonat për peshkim, pozicionet e lundrimit, etj. duke përdorur busull dhe pajisje të tjera të duhura
  • Ndezin motorët dhe bëjnë kontrollet e parametrave të tyre
  • Drejtojnë anijet dhe monitorojnë instrumentet dhe mjetet elektronike të lundrimit e peshkimit
  • Lundrojnë drejt thellësive të paracaktuara
  • Hedhin rrjetat në thellësitë dhe largësitë e paracaktuara
  • Nxjerrin dhe kontrollojnë rrjetat për të parë rezultatet e peshkimit dhe marrin vendime në se do të qëndrojnë akoma në det apo ndryshojnë vendqëndrimin

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...