Zoolog

Zoologu/ja merret me studimin e një shumëllojshmërie të gjerë të kafshëve dhe mjediset që ndikojnë në zhvillimin dhe mirërritjen e tyre, në habitatin e tyre natyral ose në kushte aktiviteti, si kopshte zoologjike ose akuariume. Ai/Ajo studion origjinën dhe zhvillimin e specieve, që nga organizmat njëqelizor deri te kafshët shtëpiake, bagëti ose kafshë të egra, studion sjelljet, zakonet dhe ndërveprimet e tyre, mënyrën e ushqimit, gjithashtu kryen kërkime mbi zhvillimin dhe llojet e sëmundjeve të tyre. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione të ndryshme për ruajtjen, manaxhimin e rehabilitimin e jetës së kafshëve shtëpiake, bagëtive ose kafshëve të egra, në institucione të kërkimit shkencore dhe mësimdhënies apo të vetëpunësohen.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë identifikimin, klasifikimin, regjistrimin dhe monitorimin e kafshëve, si dhe të karakteristikave, sjelljes dhe habitateve të llojeve të ndryshme të tyre
  • Ndërmarrin kërkime në laboratorë dhe në terren për të rritur njohuritë shkencore mbi kafshët
  • Interpretojnë informacionet duke përdorur procedura komplekse si: analizë molekulare dhe qelizore e kompjuterizuar, fertilizimin vitro, etj.
  • Kryejnë zhvillimin dhe testimin e barnave të reja
  • Studiojnë mostrat e mbledhura për të përcaktuar origjinën, zhvillimin, formën e tyre kimike dhe fizike, strukturën, përbërjen dhe proceset jetësore dhe riprodhuese
  • Kryejnë hartimin dhe kryerjen e eksperimenteve dhe testeve për kafshë të ndryshme për të zgjidhur problemet praktike që lidhen me to
  • Ekzaminojnë kafshët duke përdorur një shumëllojshmëri pajisjesh, instrumentesh, teknologjish dhe teknikash të specializuara
  • Hartojnë dhe kryejnë projekte kërkimore dhe analizim të dhënash
  • Sigurojnë mirëqenien dhe mirërritjen e kafshëve në ambiente të mbyllura apo në parqe zoologjike
  • Kryejnë edukimin e publikut për mirëqenien dhe mirërritjen e kafshëve
  • Monitorojnë shëndetin e faunës dhe harton plane për rigjenerimin e saj
  • Hartojnë metoda për vlerësimin e ndryshimeve, si dhe ndikimeve të faktorëve natyrorë ose njerëzorë në mjedis

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...