Punonjës peshkimi në bregdet, lumenj dhe liqene

Punonjësi i peshkimit në bregdet, lumenj dhe liqene, si anëtarë të ekuipazheve anijeve të peshkimit ose individualisht, merret me kapjen apo mbledhjen e peshkut dhe gjallesave të tjera ujore në brendësi të tokës, lumenj dhe liqene ose në ujërat bregdetare duke përdorur rrjeta, grepa dhe pajisje të tjera të veçanta për këtë lloj peshkimi. Ai gjithashtu merret me seleksionimin, ruajtjen në kushtet teknike të duhura, ambalazhimin, shitjen, shpërndarjen dhe marketingun e produkteve të mbledhura. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve të ndryshme të peshkimit apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Kontrollojnë gatishmërinë teknike të anijes, dokumentacionin ligjor të detyrueshëm, sigurimin e prognozës së motit
  • Kryejnë furnizimin e anijes me arka, karburant, akull, ushqim dhe pajisjet e tjera të domosdoshme për peshkim
  • Konsultohen me kolegët për paracaktimin e zonës së peshkimit dhe kushteve të tjera të duhura
  • Ndezin motorët dhe bëjnë kontrollet e parametrave të tyre
  • Drejtojnë anijet dhe monitorojnë instrumentet dhe mjetet elektronike të lundrimit e peshkimit
  • Lundrojnë drejt thellësive të paracaktuara
  • Përdorin busulla apo pajisje të tjera elektronike të domosdoshme për lundrim
  • Kur arrin në vendin e paracaktuar të gjuetisë ulin shpejtësinë e anijes dhe fillojnë hedhjen e rrjetës në det duke zbatuar të gjitha udhëzimet dhe rregullat përkatëse (Në kreun e rrjetës është vendosur një spirance e cila hidhet e para, me lëvizje të ngadalta të anijes ata hedhin gradualisht rrjetën në ujë në gjatësi 200-300 m, në pjesën e poshtme, përgjatë rrjetës montohen pesha prej plumbi për ta tërhequr rrjetën drejtë thellësisë, në pjesën e sipërme të rrjetës janë montuar tapa lundruese të cilët orientojnë për të formuar shtrirje vertikale)
  • Hedhin linja prej fildispanje në të cilën janë montuar grepat me ushqim, karrem (kjo linjë ndërtohet në një gjatësi rreth 1000-1500 m me fije rreth 1.5-2 m larg njëra tjetrës ku montohen grepa)
  • Mbas mbarimit të këtij procesi, kthejnë anijen në një pikë strehimi të përshtatshme
loading...
Loading...