Kultivues të gjallesave ujore

Kultivuesi i gjallesave ujore merret me kultivimin e peshqve, guacave, midhjeve dhe formave të tjera të gjallesave ujore, me shitjen ose shpërndarjen e produkteve në baza të rregullta për blerësit me shumicë dhe pakicë, duke organizuar dhe marketing për prodhimet e veta. Ai mund të punësohet në kompani të prodhimit të gjallesave ujore, të shërbimeve të ndryshme apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Sigurojnë koshat lundrues me një teknologji ndërtimi dhe montimi të veçantë sipas kushteve të mjedisit ujor
  • Blejnë peshqit rasat nga stacione prodhimi të rasatit të licencuara për këtë aktivitet duke i ruajtur në kushte dhe makina teknologjike të posaçme që sigurojnë mbijetesën e tyre
  • Sigurojnë bazën ushqimore të nevojshme që përmbush të gjitha standardet CE të Komunitetit Evropian për higjienën dhe sigurinë ushqimore
  • Montojnë koshat në ujë, në një largësi nga bregu deri në 30-35m thellësi
  • Hedhin rasatin 3-5 g. nëpër kosha duke përdorur pajisje të veçanta
  • Pas disa muajsh kur rasati ka arritur peshën deri në 50-60 gramë, që përkon me kohën e para rritjes, bëjnë kalimin e rasateve në kosha më të mëdhenj
  • Monitorojnë koshat deri në rritjen përfundimtare me peshë 300-350
  • Bëjnë vjeljen e peshkut, pas 14 muajsh, kur ka arritur peshën e plotë sipas kërkesës së tregut të siguruar të standardeve të CE (peshku duhet të ngordhë në akull e të transportohet në kushte që të ruajë freskinë, temperaturën për të garantuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin e klientit)
  • Kryejnë aktivitete të përditshme të shërbimit të koshave
  • Ushqejnë kocën, levrekut apo gjallesat e tjera ujore me një kombinim përbërësish të ndryshëm proteinash, yndyrnash, karbohidratesh etj., me prejardhje kryesisht nga mielli i peshkut, vaji i peshkut dhe përbërës të tjerë bimore që bëjnë të mundur rritjen normale të një peshku të shijshëm e të shëndetshëm
loading...
Loading...