Teknikë të rrjetit kompjuterik dhe sistemeve

Tekniku i rrjetit kompjuterik dhe sistemeve bën krijimin, kontrollin, diagnostikimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit dhe të dhënave të tjera të sistemeve të komunikimit. Ai bën instalime, konfigurime të A.P apo pajisjeve fundore, bën testimin e sinjalit etj. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme që ofrojnë shërbime të TIK, në shoqëri tregtare që kanë reparte të shërbimit të TIK dhe të vetëpunësohen.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Ndërtojnë rrjetin me ose pa kabull
  • Bëjnë matjet dhe shënimet sipas skemës
  • Shtrojnë kanalinat, tubat, kabullin, kutitë, prizat për rrjetin e sistemeve kompjuterike
  • Bëjnë lidhjen e kabllove tek prizat
  • Montojnë Patch-panelet, switchet, apo pajisjet e tjera në rack
  • Bëjnë lidhjet e duhura
loading...
Loading...