Teknikë websiti

Tekniku i websitit merret me mirëmbajtjen, monitorimin dhe jep mbështetje për funksionimin optimal të faqeve të Internetit dhe Intranet, të harduerëve dhe softuerëve të ueb serverëve. Modifikon web faqet, kryen operacionet e back-up dhe të rimëkëmbjes të ueb server, siguron ndihmë teknike për përdoruesit, në mënyrë direkte ose me anë të telefonit, e-mail apo mjeteve të tjera elektronike. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme që ofrojnë shërbime të TIK, në shoqëri tregtare që kanë reparte të shërbimit për përdorues të TIK dhe të vetëpunësohen.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Konsultohen me klientët, për kërkesat e faqes që do të disenjohet apo modifikohet
  • Konsultohen me kolegët për porositë e marra nga klientët, si dhe për mbarëvajtjen e punës
  • Formulojnë strukturën e faqes ueb sipas kërkesave të klientit
  • Vendosin të dhënat në faqen ueb sipas kërkesave të klientit
  • Krijojnë bazën e të dhënave
  • Publikojnë faqen ueb në ueb space-in e klientit
  • Krijojnë link-et e nevojshme në faqen ueb

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...