Teknikë për mbështetjen e përdoruesve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit

Tekniku për mbështetjen e përdoruesve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit siguron ndihmë teknike të përdoruesve, në mënyrë direkte ose me anë të telefonit, e-mail apo mjeteve të tjera elektronike, duke përfshirë diagnostikimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve me softuerë, harduerë, pajisjet periferike kompjuterike, rrjetet dhe të dhënat në internet dhe duke dhënë udhëzime dhe mbështetje në vendosjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme që ofrojnë shërbime të TIK, në shoqëri tregtare që kanë reparte të shërbimit për përdorues të TIK dhe të vetëpunësohen.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Komunikojnë me përdoruesit në mënyrë profesionale (me telefon apo e-mail)
  • Bëjnë inventarin fillestar të problemeve të hasura nga përdoruesit
  • Japin zgjidhje për problemet administrative, duke bërë dallimin ndërmjet çështjeve administrative dhe teknike
  • Bëjnë diagnostikimin e problemit teknik
  • Konsultohen me kolegët për porositë e marra nga klientët, si dhe për mbarëvajtjen e punës
  • Këshillojnë përdoruesit mbi problemet e hasura në përdorim, sipas një liste kontrolli
  • Japin komandat hyrëse dhe vëzhgojnë funksionimin e sistemit për të verifikuar saktësinë e operacioneve, veprimeve, për të zbuluar gabime
  • Kryejnë instalime të harduerë-ve, softuerë-ve apo të pajisjeve periferike
  • Zgjidhin probleme të thjeshta teknike të sistemit, duke filtruar problemet teknike komplekse

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...