Analistë të sistemeve

Analisti i sistemeve ushtron ekspertizë teknike të një niveli të lartë. Ai/ajo kryen analiza, dizenjime të specializuara të fushës së IT dhe mbikëqyr implementimin e sistemeve informatike. Ai/ajo vlerëson kërkesat e klientit për sa i përket teknologjisë së informacionit, procedurat apo problemet që ka mbi bazën e tyre, si dhe propozon, rekomandon dhe planifikon përmirësimet për sistemet aktuale apo ato të reja. Ai/ajo përdor njohuritë e veta për gjuhë të ndryshme programimi. Analisti i sistemit punon ngushtësisht me ekipin e klientit (duke përfshirë manaxherët komercial) dhe zhvilluesit e softuerit përgjatë fazave të projektit. Mund të punësohet në kompani të shërbimeve të ofrimit të sistemeve IT, apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Konsultohen me përdoruesit për formulimin dhe dokumentimin e kërkesave
  • Analizojnë kërkesat e ndryshme të mbledhura nga konsultimet
  • Identifikojnë procedurat dhe praktikat e punës së biznesit
  • Analizojnë procedurat dhe praktikat e punës
  • Identifikojnë alternativat për zgjidhjet potenciale
  • Vlerësojnë alternativat nëse janë të përshtatshme si për pjesën teknike, ashtu edhe për atë të biznesit
  • Përllogaritin kostot dhe kohën e duhur të projektit

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...