Punëtorë në miniera e gurore

Punëtori në miniera e gurore merret me ngarkim-shkarkimin dhe transportin e mineralit dhe të sterilit, në nëntokë dhe në sipërfaqe, duke zbatuar rregullat e sigurimit teknik dhe urdhrin e përgjegjësit të tij. Ai mund të kryej edhe punë të tjera ndihmëse në frontin e tij të punës, si dhe pastrimin e vendit të punës e të makinerive dhe pajisjeve të përdorura gjatë proceseve të punës. Ai mund të punësohet në kompani minerare të sipërfaqes dhe nëntokës apo në vendet e depozitimit të mineralit.

Niveli i aftesise: Jo i kualifikuar

Detyrat

  • Zbatojnë urdhrat e përgjegjësit të ndërresës
  • Bëjnë ngarkim-shkarkimin e mineralit dhe të sterilit
  • Kryejnë seleksionimin e mineralit
  • Kryejnë kontrollin teknik të makinerisë, gjendjen teknike të vagonëve, zinxhirëve, së bashku me hallkat lidhëse, para fillimit të punës
  • Përdorin pajisjet për mbrojtjen individuale gjatë punës në minierë
  • Kryejnë pastrimin e makinerive, pajisjeve apo veglave të punës
  • Kryejnë pastrimin e makinerive, pajisjeve apo veglave të punës

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...