Minatorë dhe punëtorëtë gurores

Minatori dhe punëtori i gurores merret me shpimin e birave për hapjen e punimeve minerare dhe të rrëzimit të mineralit, kontrollin e galerisë për kushte të sigurta pune duke punuar i organizuar në grup dhe duke përdorur pajime mbrojtëse personale në vendin e punës. Ai përdor makineri dhe pajisje të thjeshta dore duke zbatuar rreptësisht rregullat e sigurimit teknik. Ai mund të punësohet në kompani minerare (në nëntokë dhe sipërfaqe) në pozicione pune të tilla si: minator dhe armator në punime minerare, në rrëzimin e mineralit, si dhe në transportimin e tij nga galeria në ambientin e grumbullimit të prodhimit.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Respektojnë rregullat e sigurimit teknik
  • Respektojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit
  • Sigurojnë matjen e gazrave të djegshëm dhe helmues para fillimit të punës
  • Sigurojnë përdorimin e pajimeve të mbrojtëse personale në vendin e punës
  • Kryejnë kontrollin e galerisë në të gjithë gjatësinë e saj, për të mundësuar fillimin e punës në kushte të sigurta
  • Largojnë punëtorët nga fronti i punës për çdo moment që paraqet rrezik për vazhdimin e proceseve të punës
  • Bëjnë kontrollin vizual për gjendjen teknike të frontit të punës
  • Punojnë duke u organizuar në grup sipas urdhrit të punës
  • Zbatojnë pasaportën teknike të shpim-plasjes për hapjen e punimit dhe të rrëzimit të mineralit gjatë proceseve të punës

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...