Punonjës të makinerive për prodhimin e produkteve ushqimore

Punonjës të makinerive për prodhimin e produkteve ushqimore dhe të tjera që lidhen me to, përgatisin, venë në punë dhe menaxhojnë makina që përdoren për të therur kafshë, pastrojnë mishin nga kockat; ata pjekin, ngrijnë, ngrohin, grijnë, bashkon, përziejnë dhe përpunojnë ushqimet, pijet dhe gjethet e duhanit.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Drejtojnë dhe monitorojnë makineri që përdoren për të frenuar, trullosur kafshën e therur brenda standardit të prerjes së mishit dhe peshkut
  • Vendosin, veprojnë dhe ndjekin makinerinë dhe furrat për të përzierë, pjekur dhe përgatitur bukën dhe miellin për ëmbëlsira
  • Drejtojnë makinerinë për të grirë, përzierë, përgatitur majanë, gatuar dhe fermentuar drithërat dhe frutat në prodhimin e birrës, verës, pijeve alkoolike, uthull, maja dhe produkte të përafërta
  • Kujdesen për pajisjet që bëjnë reçel, karamele, djathë, djathë të përpunuar, margarinë, shurup, akull, makarona, akullore, sallam, çokollatë, niseshte misri dhe yndyra të shëndetshme
  • Drejtojnë pajisjen e ftohjes, ngrohjes, tharjes, pjekjes, zbardhjes, pasterizimit, tymosjes, sterilizimit, ngrirjes, merren me avullimin dhe përqendrimin e ushqimeve dhe pijeve që përdoren tek ushqimet e përpunuara
  • Përpunojnë, nxjerrin pulpën, bluajnë, përziejnë dhe ndajnë ushqimet dhe pijet me tundje, shtypje, duke i kaluar në sitë, bluar dhe në pajisjen e filtrimit
  • Përpunojnë gjethet e duhanit me anë të makinës në bërjen e cigareve, purove, llullave dhe produkte të tjera të duhanit
loading...
Loading...