Punëtorë të makinerive të endje-thurjes

Punëtori i makinerive të endje-thurjes operon dhe monitoron makineritë që përgatisin fibra tekstile, tjerrin fije sipas trashësisë së kërkuar, mbështjellin fijet tekstile për të përgatitur, trajtuar dhe prodhuar artikuj tekstile. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme shërbimesh tekstile dhe të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Kontrollojnë gjendjen e makinerisë për punë
  • Përgatitin pajisjet dhe makineritë për fillimin e punës
  • Vendosin bobinat në vendin e endjes (kafaz)
  • Studiojnë vizatimin e modelit të paracaktuar që do të prodhohet
  • Përzgjedhin lëndën e parë të fijeve (lesh, pambuk dhe materiale apo fibra të tjera) sipas llojit të prodhimit që do të bëjnë dhe modelit
  • Kalojnë fijen në baraban
  • Kalojnë barabanët e mbushur sipas modelit dhe madhësisë në shul dhe përgatiten për prodhim
  • Kalojnë shulin, sipas modelit që do të prodhohet, tek tezgjahu
  • Përshkojnë fijet në lisa dhe në krehër
  • Vendosin masurët në mucik
  • Kryejnë prodhime në tezgjah
  • Operojnë dhe monitorojnë makineri të tjerrjes apo prodhimit të fijeve
  • Operojnë dhe monitorojnë makineri të kombinimit të fijeve dhe fibrave tekstile

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...