Punëtorë tëuzinave të përpunimit të xeherorëve dhe gurëve

Punëtorët e uzinave të përpunimit të xeherorëve dhe gurëve drejtojnë dhe monitorojnë makineritë dhe pajisjet për përpunimin e shkëmbinjve, mineraleve dhe gurëve për të prodhuar produkte të pastra për përdorim të menjëhershëm ose për një përpunim të mëtejshëm.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Organizojnë dhe drejtojnë makineritë në uzinë që bluajnë, thërrmojnë, presin, sharrojnë në feta shkëmbinjtë, mineralet dhe gurët sipas kërkesave të punës
  • Vendosin blloqet e pllakave të gurit në makinë për t’u sharruar, prerë dhe punë të mëtejshme
  • Monitorojnë dhe mirëmbajnë lëvizjen e shkëmbinjve të papërpunuara, mineraleve dhe gurëve nga konvejeri tek makinat
  • Drejtojnë larjen, ndarjen, kullimin, kondensimin, filtrimin, shtrydhjen dhe bashkojnë pajisjet për të larguar materialet e panevojshme dhe për të nxjerrë mineralet
  • Bashkojnë mineralet jo metalikë me tretës për lehtësuar përpunimin e mëtejshme
  • Ndajnë metalet dhe mineralet e koncentruara nga mineralet jo metalikë dhe nga depozitat aluvione nëpërmjet proceseve të trashjes, pluskimit, ndarjes në bazë të gravitetit, filtrimit dhe ndarjes magnetike dhe elektrostatike
  • Vëzhgojnë matësit, distancat dhe kontrollojnë panelet, përshtatin valvulat dhe i kontrollojnë për të siguruar funksionimin e sigurt dhe efikas të pajisjeve, zbulojnë keqfunksionimin, asistojnë në mirëmbajtjen dhe riparimin e makinerive
  • Kontrollojnë materialet e përpunuara vizualisht ose me duar për të siguruar përputhshmërinë me standardet e vendosura dhe specifikimet e punës dhe mund të mbledhë mostra për testim në laborator
  • Regjistrojnë informacionin në lidhje me përpunimin e përfunduar përgjatë turneve, siç janë sasitë, tipat dhe dimensionet e materialeve të prodhuara
  • Klasifikojnë, grumbullojnë, lëvizin mineralet dhe gurët e përpunuar që paketohen dhe nisen për përpunim të mëtejshëm jashtë vendit duke i transportuar me tokë apo anije
loading...
Loading...