Punëtor barabani

Punëtorët e makinave të zbardhjes, ngjyrosjes dhe pastrimit drejtojnë dhe monitorojnë makineritë e zbardhjes, ngjyrosjes, tkurrjes, pastrimit dhe trajtojnë fibrat, fijet ose cohën.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Përgatisin dhe kontrollojnë makineritë dhe pajisjet që përdoren për zbardhjen, ngjyrosjen ose procesojnë dhe përfundojnë cohën, peun, fijen dhe ose produkte të tjera tekstile
  • Kujdesen për makinat që tërheqin cohën ose cohën e thurur deri në masën e paracaktuar ose forcojnë cohën me anë të bashkimit të fibrat
  • Kujdesen për një shumëllojshmëri makinash automatike që krehin dhe pastrojnë gëzofin
  • Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që trajtojnë mëndafshin për t’i dhënë plotësi dhe peshë
  • Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që ngopin tekstilet me kimikate për t’i bërë ato të papërshkueshme nga uji
  • Ngjyrosin artikujt për t’u ndryshuar ose rivendosur ngjyrat e tyre
  • Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që shtrijnë ose japin shkëlqim tekstileve ose tipa të tjera të tekstilesh të përfunduara
  • Kujdesen dhe rregullojnë pajisjet që pastrojnë dhe heqin materialet e huaja nga gëzofi
  • Drejtojnë makineritë që krehin, thajnë dhe shkëlqejnë gëzofin, pastrojnë, sterilizojnë pendët dhe pushin
  • Fusin të dhënat bazë në përpunimin e udhëzimeve për të programuar pajisjen elektronike
  • Vëzhgojnë ekranet, kontrollojnë panelet komandues, pajisjet dhe kohën kur hyn ose del gjatë proceseve për të përcaktuar nëse pajisja është duke punuar në mënyrë korrekte
  • Pastrojnë filtrat e makinës dhe vajosin pajisjen

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...