Punëtorë të makinave qepëse

Punëtori i makinave qepëse kryen qepje dhe riparime të materialeve tekstile, lesh, veshje sintetike apo lëkure, si dhe qëndisje dhe zbukurime mbi rrobat apo materiale të tjera. Ai punon me makina të ndryshme një, dy apo më shumë gjilpërëshe, me makina për vendosje pullash apo aksesorësh, si dhe makina për bërje brimash dhe qepjesh rreth tyre. Punëtori i makinave qepëse përzgjedh e vendos fijen dhe gjilpërën e duhur, në varësi të materialit. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve të konfeksioneve apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Veshin uniformën dhe parapërgatitin vendin e punës
  • Bëjnë kontrollin e makinës së punës
  • Përgatitin dhe ndezin makinën e punës
  • Bëjnë përgatitjen apo programimin e makinës për qepje, në varësi të materialit që do të qepë
  • Përzgjedhin fije të duhura dhe i vendosin në makinën qepëse
  • Vendosin gjilpërën e duhur në varësi të materialit
  • Kryejnë procese të ndryshme qepje në makina përkatëse (një, dy apo më shumë gjilpërëshe)
  • Kryejnë ndërrimin e gjilpërave, kur është e nevojshme, sipas modelit të qepjes së kërkuar

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...