loading...
                Punonjës të shërbimit të ushqimit në banak u shërben klientëve në banak dhe përgatisin ushqime të thjeshta në restorante, kafe-bar, fast-food, në kioska pranë spitaleve e stadiumeve etj.
        Niveli i aftesise:
        Semi-kualifikuar
      
    Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Shërbejnë në banak ndaj klientëve me ushqime të parapërgatitura
- Përcaktojnë llojshmërinë ushqimeve që shiten dhe serviren në banak
- Pastrojnë, qërojnë dhe copëtojnë ushqime duke përdorur vegla pune dore si edhe pajisje të thjeshta elektrike
- Mbajnë regjistrime të buxhetit si edhe të transaksioneve të tjera financiare
- Përcaktojnë çmimet dhe reklamojnë ushqimet që kërkohen të shërbehen në banak
- Ndihmojnë klientët me sqarime për përbërjen e ushqimeve të servirura
- Marrin pagesat, kthejnë kusurin dhe mbështjellin apo paketojnë ushqimet që blihen për t’i marrë me vete
- Japin sqarime dhe këshilla për produktet dhe dëgjojnë e mbajnë shënim kërkesat