loading...
                Shitës në treg dhe në tezga shet produktet e tij në kioska apo rrugë ose në tregje të qendrave të banuara.
        Niveli i aftesise:
        Semi-kualifikuar
      
    Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Marrin leje nga organet përkatëse për të siguruar vendin ku mund të ngrenë një konstruksion të përkohshëm për shitje në rrugë, në treg dhe ambiente të tjera të hapura
- Blejnë mallra me pakicë tek magazinat dhe prodhimet me shumicë
- Shpalosin mallin në tezga dhe shesin produktet në kioskë
- Sigurojnë pastërtinë e duhur dhe shërbim të kulturuar për klientët
- Shesin në rrugë e trotuare të caktuara mallra të përdorura
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës