Prodhues të produkteve blegtorale përnevoja familjare

Prodhuesi i produkteve blegtorale për nevoja familjare kryen veprime të nevojshme për mbarështimin e kafshëve për përdorim familjar duke u kujdesur për sigurimin e ushqimit dhe për mirërritjen e tyre. Ai monitoron dhe kujdeset për kafshët për të zbuluar ndonjë sëmundje të mundshme dhe për të parë gjendjen e tyre fizike. Prodhuesi i produkteve blegtorale kryen mjeljen, therjen, qethjen e kafshëve dhe përpunimin e produkteve blegtorale për nevoja familjare dhe shitjen e tyre për të siguruar jetesën. Ai mund të punësohet në kompani, ferma të ndryshme të prodhimeve blegtorale apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Bëjnë blerjen e kafshëve që do të rrisin
  • Kryejnë mbarështimin e kafshëve për përdorim familjar
  • Kryejnë kultivimin ose manaxhimin e kullotave për sigurimin e ushqimit të blegtorisë
  • Kryejnë monitorimin e ushqimit dhe furnizimin me ujë të nevojshme për të ruajtur gjendjen e bagëtive
  • Monitorojnë dhe kujdesen për kafshët për të zbuluar ndonjë sëmundje të mundshme, lëndim dhe për të parë gjendjen fizike të tyre
  • Kujdesen për kohën e vaksinimit të kafshëve dhe njoftojnë veterinerin e zonës për të kryer, në kohën e duhur, vaksinimet
  • Kryejnë larjen, pastrimin dhe dezinfektimin e kafshëve dhe ambienteve të qëndrimit
  • Kryejnë qethjen dhe mbledhjen e leshit
  • Çojnë bagëtitë në kullota dhe i ruajnë ato
  • Kujdesen për mbarështimin e kafshëve duke ndihmuar në momentet e lindjes, për nënën dhe të porsalindurit
  • Marrin ujë dhe mbledhin dru zjarri
  • Kryejnë mjeljen e lopëve, deleve apo dhive të qumështit

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...