Drejtues në bujqësi, gjueti, pyje dhe peshkim

Drejtuesit e prodhimi në bujqësi dhe pyje planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë prodhimin në kompani apo organizata të mëdha në fushën e bujqësisë, të hortikulturës dhe të pylltarisë. Ata drejtojnë veprimtaritë prodhuese të cilat përfshijnë rritjen dhe korrjen e kulturave bujqësore, rritjen, mbarështimin dhe kujdesin ndaj bagëtive, shpendëve, etj.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Monitorojnë veprimtarinë e tregut bujqësor dhe të pylltarisë, si dhe planifikojnë prodhimin për të përmbushur kërkesat e kontratës dhe kërkesat e tregut
  • Përcaktojnë dhe menaxhojnë buxhetet
  • Negociojnë me blerësit për shitjen produkteve bujqësore dhe blegtorale
  • Lidhin kontrata me fermerë apo pronarë të tjerë të pavarur për prodhimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale ose për manaxhimin e prodhimit
  • Planifikojnë llojin, intensitetin dhe sekuencën e operacioneve të fermës (p.sh përcaktimin e momentit më të mirë për mbjellje, spërkatje apo korrje)
  • Analizojnë tokën për të përcaktuar llojet dhe sasitë e plehrave të nevojshme për të maksimizuar prodhimin
  • Mbikëqyrin blerjen e makinerive, pajisjeve dhe furnizimeve të tilla si traktorë, farë, plehra, etj.
  • Identifikojnë dhe kontrollojnë toksinat mjedisore bujqësore dhe pyjore, barërat e këqija, dëmtuesit dhe sëmundje të ndryshme
  • Organizojnë veprimtari bujqësore të tilla si mirëmbajtjen e ndërtesave, sistemeve të furnizimit me ujë dhe pajisjeve
  • Drejtojnë dhe koordinojnë veprimtari të tilla si mbjelljen, ujitjen, plehërimin, korrjen dhe ruajtjen
  • Inspektojnë plantacione dhe fusha për të përcaktuar datat e maturimit të bimëve ose për të vlerësuar dëmin potencial të kulturës bujqësore nga moti
  • Mbikëqyrjen e përzgjedhjen, trajnimin dhe performancën e punonjësve dhe kontraktorëve të bujqësisë dhe pylltarisë.
loading...
Loading...