Rritës së gjësë së gjallë për mish dhe bulmet

Rritësi i gjësë së gjallë për mish dhe bulmet kryen veprime të nevojshme për rritjen, mbarështimin dhe kujdesin e bagëtive si: delet, derrat, dhitë, lopët, kuajt etj. që do të përdoren për mish, qumësht, lesh, lëkurë dhe produkte tjera, për shitje në treg apo përdorime vetjake. Ai mund të punësohet në kompani, ferma të ndryshme të prodhimeve blegtorale apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Përcaktojnë llojet dhe sasinë e bagëtisë dhe produkteve blegtorale që duhet të prodhojnë
  • Blejnë gjënë e gjallë, foragjere dhe pajisjet e tjera
  • Kujdesen për rritjen, mbarështimin, shumimin e gjësë së gjallë
  • Kujdesen për ushqimin dhe ujin e gjësë së gjallë sipas kategorive dhe gjendjes fiziologjike të tyre (racionimi i ushqimit: të koncentruar, ushqimeve të thata dhe njomishteve) në oraret e caktuara
  • Nxjerrin në ambient të hapur gjënë e gjallë
  • Kryejnë mjeljen e gjësë së gjallë (lopë, dele, dhi) me dorë apo me mjete të mekanizuara
  • Kujdesen për rritjen e të vegjëlve, për ushqimin dhe ujin në racione dhe orare të caktuara
  • Japin ndihmën e parë me mjekime paraprake në raste të disa sëmundjeve të veçanta
  • Kryejnë qethjen e deleve në periudhën e kërkuar
  • Kryejnë pastrimin e gjësë së gjallë, krehjen, (kashaisjen e tyre)
  • Bëjnë banjëzimin e të imtave shoqëruar me solucione kundër parazitëve
  • Kryejnë pastrimin dhe dezinfektimin e ambientit dhe vendqëndrimit të gjësë së gjallë

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...