Menaxherë dhe mbikëqyrës të fermave blegtorale

Përshkrim i përgjithshëm i profesionit “Manaxherë dhe mbikëqyrës të fermave blegtorale”, niveli i dytë i kompetencës në LKP.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Monitorojnë aktivitetet dhe kushtet e tregut, për të përcaktuar llojet dhe sasinë e prodhimeve të nevojshme, planifikimin dhe koordinimin e prodhimit të kërkuar
  • Kultivimin e kullotave si dhe dhënien dhe monitorimin e sasive të ushqimit dhe të ujit për të mbajtur nivelin e duhur të mirë ushqyerjes dhe kushteve të bagëtisë
  • Monitorimin dhe ekzaminimin e kafshëve për të identifikuar sëmundjet, plagosjet ose dëmtimet dhe për të kontrolluar kushtet fizike të tilla si lëvizja në peshë
  • Qethjen, shënjimin, prerjen, heqjen e parazitëve dhe/ose tredhjen dhe rrjepjen e lëkurave për të marrë leshin ose qimet
  • Shoqërojnë bagëtinë nëpër livadhe për të kullotur ose për ta çuar nëpër peshore, vathë, makina ose në vende të tjera sipas nevojës
  • Mjelin kafshët me duar ose makineri
  • Përziejnë ushqyet, shtesat ushqimore dhe medikamentet në sasitë e përshkruara dhe shpërndajnë ose ushqejnë kafshët me dorë apo me makineri
  • Kryejnë detyrat që lidhen me riprodhimin e bagëtisë të tilla si: shumëzimi, inseminimi artificial dhe ndihmojnë kafshët gjatë lindjes
  • Mbajnë pastër godinat e fermës, makinat, pajisjet dhe struktura të ndryshme
  • Presin dhe rrjepin e kafshët, si dhe i përgatitin ato për treg
  • Magazinojnë dhe dërgojnë disa prej produkteve blegtorale për prodhim bulmetrash
  • Promovojnë produktet për marketing, organizojnë për shitje, blejnë dhe transportojnë gjënë e gjallë, prodhimin dhe mjetet ndihmëse për të mirëmbajtur dhe vlerësuar rezultatet e aktiviteteve të fermës dhe të transaksioneve të ndryshme
  • Trajnojnë dhe Mbikëqyrin punonjësit që merren me përkujdesjen e kafshëve, mbarëvajtjen e punëve si dhe punësojnë apo shkarkojnë punonjësit apo kontraktorët
loading...
Loading...