Pilotë avioni dhe asistentë të tij

Teknikët e pylltarisë kryejnë një sërë funksionesh teknike dhe mbikëqyrëse në mbështetje të punës kërkimore për pyjet dhe manaxhimit, prerjes dhe ruajtjes së tyre, si edhe mbrojtjes së mjedisit. Teknikët e pylltarisë mund të punësohen në ferma ose kompani të mëdha pyjore, si edhe në agjenci dhe institucione shtetërore përgjegjëse për pyjet.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Kryejnë inventar pyjor, pyetësorë dhe matje në natyrë sipas procedurave operacionale dhe shkencore
  • Kryejnë funksione teknike për planin e manaxhimit dhe prerjes së pyjeve duke përdorur teknika hartëzuese dhe sisteme të kompjuterizuara të informacionit
  • Kontribuojnë në planifikimin dhe mbikëqyrjen e ndërtimit të rrugëve pyjore dhe shtigjeve të daljes
  • Zbatojnë, mbikëqyrin dhe kryejnë funksione teknike në silvikulturë duke përgatitur terrenin, duke mbjellë dhe duke u kujdesur për kulturat e ndryshme pyjore
  • Koordinojnë aktivitetet të tilla si, matjen e vëllimit të drurëve të prerë, parandalimin automatik të zjarrit në pyje, kontrollin e sëmundjeve apo infektimin ose hollimin e drurëve para tregtimit të tyre
  • Mbikëqyrin dhe kryejnë detyra të ndryshme teknike gjatë procesit të prerjes së pyjeve
  • Sigurojnë zbatimin korrekt të rregullave dhe politikave që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, përdorimit të burimeve pyjore, sigurisë ndaj zjarrit dhe parandalimit të aksidenteve
  • Sigurojnë mbështetje teknike për programet kërkimore të pyjeve në fusha të tilla si përmirësimi i pemëve, trajtimet për drurët frutorë, studime për insektet dhe sëmundjet apo kërkime eksperimentale pyjore dhe inxhinierike pyjore
  • Mbikëqyrin veprimet për dezinfektimin e pyjeve
  • Përgatisin kultivimin e pyjeve dhe planeve të prerjes

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...