Punonjës të pyjeve dhe sharrëxhinj

Punonjësi i pyjeve dhe sharrëxhinj është njohës i mirë dhe zbatues i teknikave të punimeve në fushën e pyjeve, mjedisit, florës, faunës dhe kullotave. Ai është zbatues direkt i punimeve që kryhen në terren, në fushën e manaxhimit të ekonomisë pyjore dhe të trajtimit silvo-teknike të pyjeve, si dhe ato të shfrytëzimit të materialit drusor. Punëtori i pyjeve mund të punësohet në sektorët pyjor të Drejtorive të Shërbimit Pyjor të Rretheve, në Shoqatat e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave të Qeverisjes Vendore, në subjektet private apo kompanitë që kryejnë punime në pyje.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë procesin e damkimit të materialit drusor për prerje
  • Realizojnë procesin e prerjes së drurit me mjete dhe pajisje të ndryshme
  • Bëjnë pastrimin e trupit nga degët
  • Bëjnë matjet dhe asortojnë trupin sipas asortimenteve që dalin
  • Drejtojnë dhe transportojnë trupin deri në sheshin e depozitimit duke ju përshtatur kushteve të terrenit dhe skemës teknologjike të shfrytëzimit
  • Kryejnë procesin e stivimit të trupit, si dhe stivojnë drutë e zjarrit sipas përmasave të përcaktuara
  • Ndërtojnë skelën e ngarkimit të trupave
  • Ngarkojnë automjetet me materiale drusore me krahë duke përdorur skela ose me vinç
  • Ngarkojnë drutë e zjarrit
  • Realizojnë pastrimin e grumbullimin e mbeturinave për sipërfaqen e punuar
loading...
Loading...