Ndihmës në kuzhinë

Ndihmësi në kuzhinë kryen pastrimin dhe sistemimin e tavolinave apo ambienteve të kuzhinës pastrimin, larjen e enëve dhe pajisjeve që përdoren në kuzhinë, pastrimin, larjen, prerjen, matjen dhe peshimin e parapërgatitjen e përbërësit të ushqimeve që do të gatuhen duke zbatuar udhëzimet e shefit të kuzhinës dhe kuzhinierit. Ai kryen detyra të tjera për të ndihmuar punëtorët që përgatisin ose shërbejnë ushqim dhe pije. Ai mund të punësohet në restorante, kuzhina, fast-food, në kompani të tjera që ofrojnë shërbime të përgatitjes dhe shërbimit të ushqimeve apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Jo i kualifikuar

Detyrat

  • Parapërgatitin vendin e punës
  • Ndihmojnë shefin e kuzhinës dhe kuzhinierin në përgatitjen e ushqimit
  • Ndihmojnë shefin e kuzhinës dhe kuzhinierin në përgatitjen e ushqimit
  • Kryejnë larjen e përbërësve të gatimit duke zbatuar rregullat përkatëse sipas llojit
  • Kryejnë heqjen e lëkurës të produkteve që do të gatuhen kur është e nevojshme
  • Kryejnë prerjen e përbërësve të gatimit duke zbatuar rregullat përkatëse sipas llojit dhe udhëzimeve të shefit të kuzhinës dhe kuzhinierit

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...