Mjek asistent

Teknikët e imazherisë dhe pajisjeve mjekësore terapeutike kryejnë një sërë detyrash që kanë për qëllim të ndihmojnë mjekun radiolog për vendosjen e diagnozës imazherike të pacientit duke siguruar imazhe të trupit ose pjesëve të tij me anë të pajisjeve mjekësore. Ata mund të punësohen në spital shtetëror ose privat ose klinikë private.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Mirëmbajnë aparaturat, duke i pastruar dhe testuar ato përpara përdorimit, në mënyrë periodike
  • Kontrollojnë aparaturën për tensionin e aparatit, lëvizshmërinë dhe sigurinë nëpërmjet dry- test (test i thatë)
  • Kontrollojnë skanerin duke bërë kalibrimin me ajër çdo ditë dhe kalibrimin me fantomë një herë në muaj
  • Kontrollojnë gjendjen e mjeteve të emergjencës dhe kutisë së ndihmës së shpejtë
  • Aktivizojnë kodin personal të lidhur me pajisjen mjekësore
  • Presin pacientin dhe e informojnë për procedurën, kohëzgjatjen, pozicionimin, mënyrën dhe efektet e pajisjes (zhurma, tinguj, etj.)
  • Plotësojnë konsentin e pacientit (formular për marrje përgjegjësie)
  • Llogaritin protokollin për procedurën e rrezatimit në varësi të imazhit që do të merret
loading...
Loading...