Mjekë të specializuar

Mjeku/ja e specializuar e përgjithshme diagnostikon, trajton dhe parandalon sëmundje, dëmtime, plagosje dhe lloje të tjera dëmtimesh fizike ose mendore duke përdorur teknika të specializuara testuese, diagnostikuese, mjekësore, kirurgjike, fizike dhe psikiatrike, duke përdorur principet dhe procedurat e mjekësisë moderne. Ai/Ajo orienton pacientin për shërbime të tjera të specializuara duke bashkëpunuar me specialistë të tjerë të fushës, si dhe kryen përshkrimin, administrimin, këshillimin dhe monitorimin e trajtimeve kuruese dhe masave parandaluese. Ai/Ajo specializohet në disa kategori sëmundjesh, llojesh të pacientëve ose metoda trajtimi dhe mund të zhvillon edukime ose kërkime mjekësore në fushën e zgjedhur të specializimit. Ai/Ajo mund të punësohet në qendra spitalore, shëndetësore, në universitete, institucione kërkimore, institucione të tjera që aplikojnë shërbime shëndetësore apo të vetë-punësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Studiojnë natyrën, shkakun dhe zhvillimin e sëmundjeve të njerëzve dhe ndryshimet strukturore dhe funksionale të shkaktuara nga sëmundjet
  • Kryejnë ekzaminim fizik të pacientit për të përcaktuar gjendjen shëndetësore
  • Marrin në pyetje pacientin dhe familjarë për të përcaktuar gjendjen shëndetësore
  • Konsiderojnë informacionet mjekësore të dhëna nga mjeku referues ose të dhëna të tjerë të shëndetit mjekësor
  • Urdhërojnë kryerjen e analizave mikroskopike dhe kimike të mostrave laboratorike dhe teste diagnostikuese të specializuara për të përcaktuar natyrën e çrregullimeve ose të sëmundjes
  • Orientojnë pacientin për shërbime të tjera të specializuara si: ndërhyrje kirurgjikale dhe procedura të tjera klinike
  • Kryejnë përshkrimin dhe administrimin e trajtimeve, mjekimeve, anestezisë, psikoterapisë, programeve të rehabilitimit fizik dhe masave të tjera parandaluese ose kuruese
  • Monitorojnë reagimin e trajtimeve të dhëna te pacienti
  • Kryejnë ndërhyrje kirurgjikale të natyrës së përgjithshme ose të specializuar
  • Kryejnë dhe mbikëqyrin procedurat kirurgjikale për të korrigjuar anomalitë fizike, mangësitë dhe kryer riparime
  • Informojnë pacientët familjet dhe komunitetet për masat parandaluese, trajtimet dhe kujdesin për sëmundje specifike
  • Kryejnë autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...