Teknikë të laboratorit në mjekësi dhe patologji

Tekniku i laboratorit në mjekësi dhe patologji kryen një sërë detyrash që kanë lidhje testet klinike bazuar në kampionet e marra nga fluide të trupit për të nxjerrë informacion mbi parametrat e shëndetit të pacientit. Ai mund të punësohet në spital shtetëror ose privat, laborator analizash privat si edhe në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Mirëmbajnë aparaturat, duke i pastruar ato dhe plotësuar me testet përkatëse kur është e nevojshme
  • Asistojnë mjekun në kalibrimin e reagentëve të testeve përpara përdorimit të tyre
  • Asistojnë mjekun në kontrollin e cilësisë së reagentëve të testeve të laboratorit duke u kujdesur që parametrat e tyre të jenë sipas përcaktimeve
  • Marrin hemolipsinë (analizën e gjakut) me shiringë ose vakuteiner
  • Emërtojnë tubat e gjakut të pacientëve me barkod, i cili i korrespondon emrit të pacientit
  • Regjistrojnë vakutenerat e emërtuar me kompjuterin e lidhur me pajisjen ku do të bëhet ky lloj testimi
  • Bëjnë centrifugimin e vakutenerave që e kanë të nevojshme testin biokimi, hormonal, faktorët e koagulimit, etj.
  • Vendosin vakuteinerat, pasi janë centrifuguar, në pajisjen ku do të punohen (testohen)
  • Printojnë rezultatin e analizës (testit) së prodhuar nga pajisja që është bërë testimi
  • Kontrollojnë rezultatet e nxjerra nga pajisja që ka bërë testimin për të gjykuar mbi ndonjë vlerë jashtë çdo mundësie
loading...
Loading...