Ndihmës mjekë

Mjeku asistent promovon dhe kujdeset për shëndetin e pacientëve duke dhënë shërbim mjekësor nën mbikëqyrjen e një mjeku. Mjeku asistent mund të punojë në qendra të kujdesit shëndetësor, si spitale, klinika, konsultore fëmijësh, ambulanca, institute inspektimi, etj.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Mbështetin efikasitetin e punës së mjekut për të identifikuar çështje afatshkurtra dhe afatgjata të kujdesit të shëndetit të pacientëve që kanë nevojë të diskutohen dhe adresohen
  • Japin informacion dhe komente tek mjeku të cilat kanë të bëjnë me rastin konkret
  • Vlerësojnë shëndetin e pacientit duke e pyetur për historikun mjekësor të shëndetit dhe duke kryer ekzaminime fizike
  • Përcaktojnë kushtet jo të zakonshme të shëndetit të pacientit duke urdhëruar apo organizuar teste diagnostikuese të tilla si grafi, elektrokardiograma, analiza laboratorike dhe interpretojnë rezultatet e tyre
  • Regjistrojnë trajtimin dhe shërbimin e dhënë duke i shtuar në kartelën e pacientit dhe në regjistrin e pavionit
  • Zbatojnë direktivat e mjekut në trajtimin dhe kujdesin për pacientët
  • Kryejnë procedura terapeutike me anë të injeksioneve, imunizimeve, mjekimit të plagëve dhe infeksioneve
  • Instruktojnë dhe këshillojnë pacientët për regjime terapeutike, për rritje dhe zhvillim normal e të shëndetshëm
  • Këshillojnë dhe diskutojnë planifikimin familjar me pacientët me qëllim promovimin e mirëqenies familjare dhe sociale
  • Mbrojnë pacientët dhe punonjësit nga infeksione të mundshme ngjitëse duke respektuar të gjitha rregullat dhe politikat e protokollit

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...