Mësues të shkollaveprofesionale dhe teknike

Mësuesi/ja e shkollave profesionale dhe teknike mëson ose udhëzon lëndët dhe praktikat profesionale në institucionet e arsimit profesional, në shkollat e mesme, kolegje dhe qendra të formimit apo trajnimit profesionale për të rritur. Ai/Ajo përgatit studentët për punësimit në profesione të caktuara apo fusha profesionale për të cilat nuk kërkohet arsimi i lartë universitar. Ai/Ajo mund të punësohet në shkolla profesionale publike apo private, kolegje profesionale, qendra formimi dhe trajnimi profesional, biznese apo institucione të tjera që aplikojnë shërbime të arsimit dhe formimit profesional apo të vetë-punësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Planifikojnë dhe zhvillojnë kurrikulat sipas kërkesave të programit kombëtar
  • Përcaktojnë nevojat për trajnim të nxënësve dhe bashkëpunojnë me individë, industri dhe sektorët e tjerë të arsimit për të siguruar ofrimin e programeve përkatëse të arsimit dhe trajnimit
  • Prezantojnë ligjërata dhe nxitin diskutime për të rritur njohuritë dhe kompetencat e nxënësve
  • Udhëzojnë dhe monitorojnë nxënësit në përdorimin e veglave, pajisjeve dhe materialeve në përputhje me standardet e të nxënit dhe rregullat e sigurimit teknik, për të parandaluar lëndimin dhe dëmtimin e tyre
  • Vëzhgojnë dhe vlerësojnë punën e nxënësve për të përcaktuar progresin apo për të bërë sugjerime për përmirësim e tyre
  • Administrojnë testet dhe vlerësimet me gojë ose me shkrim të performancës për të matur progresin, për vlerësimin e kompetencës së tyre dhe për të vlerësuar efektivitetin e trajnimit
  • Përgatitin raporte dhe mbajnë shënime të tilla si notat e nxënësve, ndjekjen e studimit dhe detaje të veprimtarisë mësimore
  • Mbikëqyrin projektet e pavarura ose në grup, praktikën në terren, punët laboratorike ose veprimtarisë të tjera mësimore
  • Ofrojnë mësim individual apo udhëzime përmirësuese
  • Kryejnë trajnime në vendin e punës duke demonstruar parimet, teknikat, procedurat ose metodat e duhura të mësimdhënies për module/lëndë të caktuara
loading...
Loading...