Mësues të tjerë muzike

Mësuesi/ja i/e specializuar e muzikës u jep mësim individëve apo grupeve në praktikë, teori dhe performancë të muzikës jashtë sistemeve të zakonshme edukative, si shkolla fillore, e mesme apo e lartë. Ai/Ajo kryen planifikimin, përgatitjen dhe zbatimin e programeve të studimit, leksioneve dhe seminareve për studentë individualë ose për grupe sipas nevojave të tyre dhe mund të japë dhe mësime private individëve ose grupeve të vogla si aktivitete jashtë kurrikulare dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera edukative. Ai/Ajo mund të punësohet në institucionet të ndryshme që ofrojnë shërbime trajnimi të artit dhe muzikës, në qendra të trajnimit, institucione kulturore dhe arsimore apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Japin mësim muzike instrumentale ose vokale për individë ose grupe në shkolla publike ose private
  • Kryejnë planifikimin, përgatitjen dhe zbatimin e programeve të studimit, leksioneve dhe seminareve për individë ose për grupe
  • Planifikojnë punën e përditshme të klasës bazuar në planin e mësimeve të përgatitur për kursin e studimit duke iu përmbajtur udhëzimeve kurrikulare
  • Vlerësojnë nivelin e aftësive të individëve ose grupeve të interesuara
  • Vlerësojnë interesat, prirjet, temperamentin dhe karakteristikat individuale të studentëve për të përcaktuar një instrument të përshtatshëm për fillestarët
  • Përcaktojnë nevojat dhe qëllimet e mësimeve për individë ose grupe të caktuara
  • Përcaktojnë ushtrime muzikore të përshtatshme për nivelin e aftësisë, interesit dhe talentit e individëve ose grupeve
  • Demonstrojnë shkallët, tonalitetet dhe ritmet muzikore duke kënduar ose duke luajtur në instrument
  • Japin mësim në teorinë e muzikës, harmoninë, leximin e partiturave, kompozim, vlerësimin e muzikës
  • Japin mësim vokal dhe instrumental, për individë dhe për grupe, duke përdorur njohuri teknike, vlerësim estetik dhe metodat e këshilluara të mësimdhënies
  • Drejtojnë provat e grupeve duke instruktuar e trajnuar individë ose grupe në pjesët e tyre, në bazat e muzikalitetit dhe në performancën e ansamblit

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...